Rihapen hetimet për 21 janarin? Do të rivlerësohen denoncimet e 130 qytetarëve

Top-Channel ka publikuar sot një lajm mbi rihapjen e hetimeve për ngjarjet e 21 janarit. Kanali citon burime jozyrtare që flasin për caktimin e një grupi prokurorësh për rinisjen e hetimit në bazë të denoncimeve të 130 qytetarëve që morën pjesë në protestë. “Po pyeten intensivisht oficerë policie që ndodheshin në detyrë përgjatë kësaj demonstrate që u mbyll me katër të vrarë”, shkruhet ndër të tjera në faqen e Top-Channel. Gjithsesi deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila është përgjegjëse për akuzën dhe si institucion u përfshi shumë në periudhën post-21 janarit.
Më shumë në: http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=268683
s.z
Add new comment