Pas Kroacisë edhe India shpall si vepër penale homoseksualitetin. Në Shqipëri pritet nisma për martesat gay

Pak ditë më parë doli lajmi sipas të cilit bëhej e ditur se Kroacia, përmes një referendumi i tha “Jo” martesave gay, duke zgjidhur kështu një debat të madh mbi të drejtat e këtij komuniteti. Por edhe India, duket se ka dalë me një “Jo” ndaj marrëdhënieve homoseksuale, teksa gjykata e lartë e këtij vendi i ka cilësuar ofendim ato, duke iu referuar një ligji të trashgëguar nga periudha koloniale britanike. Vendimi ka zgjuar debat, jo vetëm nga komuniteti LGBT, por edhe nga pjesë të tjera të shoqërisë, pasi siç shprehen ata shoqëria indiane është shumë tolerante. (http://www.aljazeera.com/news/2013/12/indian-top-court-says-gay-sex-an-offense-2013121152555111516.html). Të gjitha rastet e legalizimit ose jot ë martesave gay, apo të normalizimit brenda shopqërisë të marrëdhënieve homoseksuale, janë një analogji edhe për Shqipërinë. E kritikuar shpesh për patriarkalizëm, apo e stigmatizuar për karakterin tribal të shoqërisë, së fundmi, Shqipëria-më saktë klasa drejtuese politike- ka befasur të gjithë me propozimin për të legalizuar martesat gay. Aq më tepër që në këtë rast në vështrim vjen edhe feja që luan rol përcaktues në këto debate. Lehtësia e propozimit, nga ish-kryeministri fillimisht dhe tani nga Avokati i Popullit për legalizimin e tyre dhe mosreagimi, janë tregues që duan mbajtur shënim. Kjo pasi shpesh kemi parë se edhe në vendet fqinj me ne, të ngjashme për nga mentaliteti, reagimi ka qenë shumë më i dhunshëm. Rasti i para dy viteve në Lezhë është një përjashtim, sikundër edhe deklarata e ish-zv.ministrit të Mbrojtjes, Ekrem Spahia se “do t’i kapim në hu homoskesualët”.
s.z
Comments
Une, qe nuk jam aq i

Une, qe nuk jam aq i emancipuar sa ish-kryeministri dhe Avokati i Popullit, do te kisha nje propozim:

Le te mos i shkelim te drejtat e komunitetit LGBT, le te bejme edhe ne Shqiperi nje referendum te rregullt dhe i japim mundesi popullit te shprehet per martesat dhe (mosozot) biresimet e femijeve nga b... (me falni, nga anetaret e komunitetit LGBT).

Nese populli thote jo, edhe keta do te jene me te qete dhe do binden qe e drejta per t´u shk... si e ku te duash eshte e panegociueshme ne demokraci, por perdhosja e institucionit te shenjte te familjes eshte nje problem qe del pertej deshirave te tyre.

Keshtu qetesohen edhe ish-kryeministri dhe Avokati i Popullit, te cilet per te qene politikisht korrekt, sidomos tani qe i kane zgjidhur te gjitha problemet e shoqerise shqiptare dhe nuk kane gje tjeter me se te merren, kane marre persiper te bejne flamurmbajtesin e kesaj levizje.

I uroj ketyre te dyve te mos ndodhen ne nje situate ku do t'u duhet t'i vene kuroren burrit te djalit apo nipit.

Redaksia, ju lutem me te

Redaksia, ju lutem me te kujdesshem me titujt e lajmeve. Kroacia nuk e ka shpallur homoseksualitetin veper penale. Ajo qe ndodhi ne kroaci ishte nje referendum per mondryshimin e ligjit te marteses. Kjo nuk do te thote qe te jesh homoseksual ne Kroaci eshte veper penale...kujdes me mesazhet qe percillni, kjo nuk eshte gazetari!!!

Redaksia ju lutem korrigjoni

Redaksia ju lutem korrigjoni titullin.

Shume e drejte me komentuesin

Shume e drejte me komentuesin 'Anonim"

Respublika, mos degjeneroni ne te tilla nivele dhe mos jepni lajme fallco. Ne Kroaci nuk homoseksualiteti nuk eshte veper penale. Madje beni ca detyra shtepi dhe mesoni qe ne 2003 Kroacia njihte ciftet homoseksuale qe kishin jetuar minimumi 3 vjet.

Tju vije turp per gazetarine foshnjore qe beni.

Kroacia nuk e ka shpallur

Kroacia nuk e ka shpallur veper penale, prandaj, per korrektesi, titulli duhet ndryshuar sepse jep nje lajm te rrem.

Add new comment