Përballje Rusi-Danimarkë-Kanada në Arktik. Nafta dhe gazi arsye kryesore

Postuar në 11 Dhjetor, 2013 09:14

Duket se një përballje e re mes Rusisë dhe disa vendeve të Perëndimit po projektohet tanimë në Arktik. BBC-ja njofton se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka urdhëruar ushtrinë që të shtojë praninë e vet në rajon, duke theksuar se “Rusia duhet të përdorë të gjitha mjetet për të mbrojtur interesat e veta në këtë rajon”. Aktualisht Moska zyrtare ka një bazë ajrore në Arktik, por BBC-ja e konsideronte këtë direktivë nga më shqetësueset për nga natyra e vet. Sipas saj, ajo u vu në lëvizje, pasi Kanadaja bëri të ditur se do të shpallë shefin kontinental në Polin e Veriut. Pretendime ka edhe Danimarka, teksa Rusia hyn në lojë si fuqi e madhe dhe që ka ndërmarrë veprime me natyrë ushtarake në këtë drejtim. Arsyet që po aktivizojnë këtë “Politikë Polare” janë mirëfilli ekonomike. Kështu vlerësohet se Arktiku mban 30% të gazit natyror të pazbuluar ende dhe 15% të naftës. Ndryshimet klimatike e kanë bërë më të lehtë eksplorimin e tij dhe për pasojë kanë bërë më të lehtë edhe përballjen e aktorëve të interesuar.

Më shumë në: http://www.bbc.co.uk/news/world-europe-25331156

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.