Rusia paralajmëron me kundërpërgjigje bërthamore ndaj projektit ushtarak të SHBA-ve

Tonet mes dy fuqive kryesore, SHBA-ve dhe Rusisë janë ashpërsuar deri në pikën sa po vihet në qarkullim terminologjia e Luftës së Ftohtë. Kështu, agjencia ruse e lajmeve “Ria Novosti”, citon zv.ministrin e Mbrojtjes, Dimitri Rogozin i cili bëri të ditur se “Rusia po përgatit një plan për t’iu përgjigjur planeve që SHBA ka për zhvillimin e armëve të goditjeve të shpejta, të afta për të goditur shënjestra të rëndësisë strategjike në të gjithë botën”. Duke folur para Duma-s, Rogozin nënvizoi se projekti amerikan është më i rëndësishmi ndër të gjitha ato çfarë Washingtoni zyrtar ka aktualisht në zbatim. “Ata mund të eksperimentojnë me armë konvencionale përmes transportuesve strategjikë, por ata duhet të kenë parasysh, se nëse ne sulmohemi, në rrethana të caktuara, ne sigurisht që do të përgjigjemi me armë bërthamore”, tha Rogozin. Deklarimet vijnë një ditë pasi Putin urdhëroi shtimin e kapacitetit bërthamor me 40 raketa të reja ndërkontinentale por edhe pas një serie stërvitjesh në shkallë të gjerë që Moska ka bërë kohët e fundit. “Ria Novosti”, saktëson se projekti amerikan u iniciua gjatë administratës “Bush”, por u braktis më vonë.
Më shumë në: http://en.ria.ru/military_news/20131211/185462951/Russia-Warns-of-Nuclear-Response-to-US-Global-Strike-Program.html
s.z
Comments
Amerika eshte nje femi i keq,

Amerika eshte nje femi i keq, gjithmone do te luaje lojera luftash.

Ka rendesi per boten qe Rusia eshte e fuqishme.

Vecanerisht per Sebine ka

Vecanerisht per Sebine ka rendesi te vecante o koktul

Une nuk e marr vesh paranojen

Une nuk e marr vesh paranojen ruse. Kujt i duhet Rusia dhe per cfare. Le te rrine rehat aty ne Siberi se nuk i bie njeriu ndermend per fshataret e pagdhendur ruse......

Add new comment