Paketa e re fiskale nuk mirëpritet nga biznesi. Jaka: Rritja e tatim fitimit e negociueshme në një ekonomi ku funksionojnë rregullat

Postuar në 12 Dhjetor, 2013 05:07

Biznesi nuk duket  se e ka mirëpritur paketën e re fiskale të qeverisë “Rama”. Gazeta “Panorama” citon dyu përfaqësues të komunitetit të biznesit, Luan Bregasin dhe Nikolin Jakën që të jenë shprehur se nismat e reja fiskale të qeverisë nuk miratohen prej tyre. “Përmirësimi i administrimit të sistemit të taksave dhe të tatimeve, që për ne mund të ketë rezerva më shumë sesa e ardhura që mendohet të krijohet në buxhet nga rritja e taksave, zhbërja e koncesioneve dhe secila në mënyrë indirekte kanë rritur kostot dhe ne jemi gati që këto kosto edhe mund të qëndrojnë në skemë këtë vit, por jo t’i marrin koncesionarët lekët që ne paguajmë, por t’i marrë buxheti i shtetit”, tha Bregasi. Nga ana e tij, Jaka e ka cilësuar të pamenduar rritjen e tatim fitimit për bizneset e mëdha, pasi sipas tij kjo do të ndikojë në investime. “Nëse krijohen kushtet e formalizimit të ekonomisë, të qëndrueshmërisë dhe të sigurisë ligjore në reforma strukturore dhe rregullatorë, nëse krijohet një klimë e përshtatshme për të bërë biznes në kushtet e konkurrencës së ndershme, atëherë sipërmarrja shqiptare dhe Dhoma e Tregtisë, në veçanti, është e gatshme të negociojë çdo lloj tarife”, tha Jaka.

Më shumë në: http://www.panorama.com.al/2013/12/12/taksat-e-reja-biznesi-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.