Situatë e tensionuar në Itali. Policët heqin kaskat në Genova, Milano dhe Torino. Ministri i Brendshëm Alfano: Protesta mund të derivojë në rebelim. Kryeministri Letta aludon për Berluskonin dhe Grillon

Postuar në 12 Dhjetor, 2013 11:18

“Kush bën pjesë në institucione nuk duhet të dalë në protestë”. Apeli nuk lidhet me Shqipërinë, por me Italinë fqinje dhe ka për autor ministrin e Brendshëm, Angelino Alfano. Duke raportuar në parlament mbi protestat e fundit në Romë, Alfano ka tërhequr vëmendjen duke nënvizuar se të dhënat po tregojnë se nga protesta mund të shkohet në rebelim të vërtetë me shënjestër “institucionet kombëtare dhe ato europiane”. Madje sipas tij, ato mund të kenë në prapavijë edhe mbështetjen e “organizatave antagoniste”. “E mirëkuptojmë shqetësimin shoqëror, por nuk kemi asnjë hezitim për të thënë se do të mbrojmë lirinë dhe sigurinë e qytetarëve”, është shprehur Alfano. (http://ansa.it/web/notizie/rubriche/cronaca/2013/12/08/Sciop...). Sipas të dhënave nga mediat italiane, duket se nuk bëhet fjalë për një protestë, por për një valë të vërtetë që po krijon përshtypjen se ende nuk ka mbërritur në brigje. Ajo po zhvillohet në Piemonte, Lombardia, Venteto, Friuli Venezia Giulia, Liguria, Emilia Romagna, Toscana, Marche, Umbria, Lazio, Abruzzo, Molise,Campania, Basilicata, Puglia, Calabria, Sicilia dhe Sardegna. (http://www.ansa.it/web/notizie/rubriche/cronaca/2013/12/10/FOCUS-mappa-proteste-regione-regione_9757147.html).

Ndërkohë gazeta e njohur “Repubblica”, citon kryeministrin Letta, i cili lë të kuptohet se pas protestës qëndron  Berlusconi dhe Grillo. Madje sipas tij me këtë instrumentalizim, po prishen rregullat e demokracisë. (http://www.repubblica.it/cronaca/2013/12/11/news/forconi_sciopero_protesta-73297391/). Një gjest që ka provokuar debate ka qenë edhe ai i disa policëve në Genova, Milano dhe Torino, të cilët hoqën kaskat gjatë protestës. Kaq ka mjaftuar që edhe sindikatat e policisë të ndahen, teksa Grillo është shprehur se: “Këto janë gjestet për të cilat kemi nevojë”. Nuk mund të mos vihet re edhe një mllef i përgjithshëm ndaj vetë klasës politike që cilësohet shpesh si mishërim i të keqes. Të gjitha lëvizje që po shtojnë kaosin dhe që vështirë se mund të japin një zgjidhje për situatën. (http://www.ilfattoquotidiano.it/2013/12/10/forconi-agenti-si-tolgono-caschi-a-torino-genova-e-rho-il-gesto-diventa-un-caso/807663/)

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.