Në 2011-n dolën nga Shqipëria drejt strehëve fiskale 201 milionë euro. Po në vitin elektoral 2013?!...X, shifra duhet të jetë shokuese!

Global Financial Integrity jep një tjetër raport tronditës për Shqipërinë. Nëse nga viti 2005- 2010 nga Shqipëria dolën 1.3 miliard dollarë, në vitin 2011 arrin rekordi: 277 milionë dollarë dalin nga vendi, ose afërsisht 201 milionë euro. Grupi me qendër në Uashington thotë se kjo shumë parash, e barazvlefshme me 8 përqind të buxhetit të përvitshëm të Shqipërisë, doli në mënyrë të paligjshme nga vendi në vitin 2011. Thuhet se paratë janë një kombinim mes korrupsionit, evazionit fiskal dhe të tjera aktiviteteve të paligjshme. Sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2013, Shqipëria është një nga vendet më të korruptuara në Europë, e renditur në vendin e 113-të nga 176 vende.
Brian LeBlanc, bashkautor i raportit të fundit, thotë se një rrjedhje e tillë parash ka pasoja të rënda për ekonomi në zhvillim si Shqipëria. “Rreth 1 trilion dollarë ka rrjedhur nga ekonomitë e varfra në vitin 2011. Këto para mund të ishin investuar në biznese vendas, edukim, shëndetësi ose infrastrukturë,” tha ai.
Megjithatë, raporti thekson se këto shuma nuk janë të plota për shkak se marrin në konsideratë vetëm transferimet e paligjshme që ndodhin përmes sistemit bankar. Kjo do të thotë se shumë nga të ardhurat e trafikut dhe të tjerave aktivitete kriminale, që shpesh janë në cash, nuk përllogariten.
Zh.
Add new comment