Studimi vetjak i ing.Arben Meçajt për Ditën: Ekspertiza për Olldashin nuk jep të vërtetën!

Postuar në 16 Dhjetor, 2013 16:27

Arben Meçaj, personazh aspak i panjohur edhe për politikën dhe veprimtar i lëvizjes studentore, është një inxhinier me profesion dhe pedagog që në fakultetin e Inxhinierisë ka dhënë lëndën e dinamikës së lëvizjes. Ai vjen me një studim të vetin në gazetën Dita: Është pikërisht lënda dhe shkenca që interpreton shkaqet e lëvizjes së trupave në situata dhe rrethana të caktuara, çka e ka shtyrë Meçajn që pasi është njohur me ekspertizën zyrtare Autoteknike për aksidentin e deputetit Sokol Olldashi, të angazhohet për të studiuar këtë ekspertizë zyrtare dhe për të bërë llogaritjet e veta sa i përket dinamikës së aksidentit. Në përfundim të përllogaritjeve Meçaj ofron një raport voluminoz, me interpretime dhe tabela përllogaritjesh dhe një gjuhë teknike. Shkurtimisht, Meçaj gjen probleme që në pyetjet që prokurori i ka dërguar ekspertit zyrtar duke pretenduar se në fakt prokurori e ka orientuar ekspertizën dhe rezultatin e saj ende pa nisur. Më pas Meçaj ka marrë në shqyrtim dhe ka përllogaritur daljen e automjetit nga rruga kryesore, duke zbuluar se duhej një shpejtësi më e madhe se 53km/orë që mjeti i Olldashit të dilte nga rruga për shkak të kthesës. Shumë pikëpyetje dalin nga studimi, dhe për Meçajn  ekspertiza zyrtare nuk jep të vërtetën

Lexoni hollësisht në linkun: http://gazetadita.al/nje-ekspertize-e-paautorizuar-per-vdekjen-e-olldashit/

a.k

Comments

Submitted by Dritan (not verified) on

E di qe e ke te veshtire per ta pranuar, por eshte ashtu sic thote Brace per kimikatin qe ben gazin Sarin. Edhe sot e kesaj dite verej qe jeni akoma te paqarte.

Ato qe thote autori jane te verteta. E keni te veshtire te pranoni qe e kane vrare.

Submitted by Alpinisti (not verified) on

Diktatura e proletariatit dhe lufta e klasave gjithmone kane pasur nevoje per nje doze te shendoshe konspiracioni, e cila u servirej bindshem klases punetore dhe fshatare nga eksperte me monopolin mbi te verteten dhe njohuri mbi filxhanin e kafese ose globin e qelqte. Ne kete sens, revolucioni marshon!

Submitted by bbb (not verified) on

Njoftim

Shoqata “Zagari dhe Gjuetari”, duke patur parasysh kohen e keqe qe pritet me mbizotoroje kete sezon dimeror, si dhe daljen e burgaxhinjve nga burgu I sigursie se larte, i ben thirrje anetrave te Komitetit Qendror te partise Demokratike, si dhe deputetve te saj qe mendojne ndryshe nga shoku Sali dhe nenkryetari Lulzim se:

1. NDALOHET RREPTESISHT TE KRYENI UDHETIME NATEN APO DITEN NE QAFA MALESH APO KODRA SE KA QAFA KU PARTIA KA HAPUR “GROPA” GATI
2. NDALOHET RREPTESISHT DALJA PER GJUETI JASHTE QYTETIT PAVARSISHT SE CFARE ZAGARI KENI ME VEHTE
3. NDALOHET TE SHKONI NEPER MOTELE APO HOTELE ME DASHNORE APO SEKRETARE
4. NDALOHET RREPTESISHT TE DILNI TE BENI DIVERSION POLITIK JASHTE LINJES SE PARTISE NEPER STUDIO TELEVIZIVE SE DO MERRNI VETEN NE QAFE POR EDHE KALAMAQRIT
5. NDALOHET PERDORIMI I CELULARVE NEPER GREMINA APO HUMNERA
6. NDALOHET TE VINI RRIPIN E SIGURIMIT NE CDO LLOJ UDHETIMI ME MAKINE, DHE SHPEJTESIA E MAKINES TE MOS TE JETE ME PAK SE 100KM/ORE
7. NDALOHET TE MBANI DOKUMENTA IDENTIFIKIMI ME VETE SEPSE PARTIA JU GJEN EDHE PA I PATUR ATO, SEPSE JU NJEH QE NE SURRAT SE KUSH JENI
8. NDALOHET TE JENI ESELL NE MAKINE DHE REKOMANDOHET TE KENI KTHYER SE PAKU NJA 3-4 DOPIO RAKI OSE ALKOLRA DHE PIJE ALKOLIKE ME NGJYRE
9. NDALOHET TE VDISNI PA NJOFTUAR ME PARE PARTINE DHE KOMITETIT QENDROR TE SAJ, NE TE KUNDERT NUK DO TE VARROSENI NE VARREZAT E DESHMORVE
10. NE RAST AKSIDENTI NJOFTONI PARTINE DHE POPULLI QE PO VDISNI ME CELULAR NE DORE PER TE MIREN E PARTISE DHE POPULLIT, MBYLLNI DYERT SE MOS JU FUTET UJKU NE MAKINE, PASI DASHNORJA APO SEKRETARJA TE KETE DALE NE MAKINA PA I PARE NJERI
11. FAMILJAREVE U NDALOHET QE NE RAST AKSIDENTI ME VDEKJE TE KERKOJNE AUTOPSI DHE HETIM MJEKOR LIGJOR

Shoqata “Zagari dhe Gjuetari”,
QAFE KERRABE 25.11.2013

Submitted by globus (not verified) on

Lexova me vemendje ekspertizen e gjate te zotit Mecaj. Eshte shume serioze krahasuar me ekspertizen autoteknike qe ka nxjerre ekspertet e Prokurorise.

Cilido qe ka joshjen per te komentuar nje punim apo nje tjeter duhet te thellohet ne lexime para se te shkruaje komente per autoret duke perfituar nga anonimati i webit. Kjo nuk vlen vetemper ekspertizen e profesor Mecajt ne Dita, po per te gjitha.

Mjafton fakti qe profesor Mecaj ka gjetur ne vendngjarje nje pjese te makines ne ekspertizen e tij private qe te vendosesh ne dyshim ate qe kane bere me pare hetuesit e shtetit. Si ka mundesi qe nje pjese makine eshte ende ne vendngjarje  nje muaj pas aksidentit dhe e gjen nje ekspert privat??

Minimalisht eshte karagjozllek i shtetit. Pjesen tjeter, askush nuk e kupton pa LEXUAR. Jam e bindur qe edhe dy komentuesit e mesiperm nuk kane lexuar as raportin autoteknik zyrtar dhe as ate autoteknik privat. Nuk kane faj, u lodhet koka po te lexojne gjate. Vijimesia eshte gogoli i mendjeve te ceketa.

Dy fjale ne fund per Mustafain: Niveli i blogut tuaj ka rene ne cilesi dhe ambicje. Jo vetem komentuesit qe jane si keta dy me siper, qe bejne llogje Kavaje por edhe postimet jane te dobeta. Flm per mundesine, Migena Aleksi

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Plotesisht dakord me ju globus....

Submitted by Alpinisti (not verified) on

Personalisht e konsideroj Respublica-n nderkohe si nje bicim pasueseje te Hostenit te dikurshem, qofte per veshtrimet bardhezi, per nivelin e shkrimeve dhe zerave si ky i mesipermi, ose edhe per gafat e gazetareve te tij. Ishte nje kohe kur ndonje tellall (s'e di a ia vlen t'i quash gazetar) i Respublica-s te kerkonte ndjese dhe korrigjonte gabimin kur ia vije ne dukje. Ka kohe qe as kete nuk denjojne ta bejne. Vetem nga tellalli i nenshkruar Zh. mund t'ju numeroj disa te tilla: Sllovakia s'eshte anetare e BE-se, ngaterron Naten e Bardhe per Nate te Kadrit, citonte mendimin aktual te nje enveristi gjerman si mendim te shtypit mainstream gjerman. Nuk pres seriozitet prej nje bllogu partiak si Respublica, por vazhdoj ta ndjek ate pikerisht per keto qyfyre

Nderkohe qe edhe "Migena Aleksi" figuron ne google si personazh qe qarkullon ne te njejtat rrethe tellallistike te te njejtit spekter politik dhe me permbajtje te ngjashme konspirative si Respublica. Sic duket, kritika e "Migena Aleksit" nuk eshte aq per permbajtjen e blogut, sesa per "vijen e drejte te partise". Revolucioni heret a vone ha femijet e tij.

Submitted by Shqiptar (not verified) on

A e dini si eshte nje fjale "Zot me mbro nga miqte se nga armiqte mbrohem vet". Edhe kjo puna e vdekjes se te ndjerit Olldashi. Mbase ne fillim dukej si nje aksident dhe pakujdesi nga ana e te ndjerit, por sa me shume fakte dalin ne drite aq me e dyshimte behet vdekja e tij. Nga portofoli, tek makina, tek mesazhi i derguar, tek ekspertiza mjeko-ligjore e te gjitha me rradhe, bie dyshimi te vrasja e Olldashit.

Per mendimin tim edhe autopsia e tij ishte e pa qarte e e pa plote. A i bene nje raport toksologjike? Se ketu ne Amerike eshte ndryshe, ketu behet raporti toksologjike i viktimes, behen analiza te stomakut qe nxjerrin ne pah sec cfare ka ngene e pire viktima 24 deri 48 ore para vdekjes. Pse nuk u bene keto? Lind dhe pyetja se ku ishte Olldashi ne Elbasan? Ke takoj atje? Pse ne nje nate me shi vendosi te iki pa shofer? Pse mori rrugen e vjeter, e jo rrugen qe ai ndertoj vet? Po prokurori i ceshtjes pse e mbylli me kaq? Hetimi duhet te vazhdonte thelle. Se per mendimin tim kjo vdekje ka me shume brenda sec sheh syri jone. Ka brenda shume elementa qe edhe sot ngelen te pa zbuluar. Aty tek kjo vdekje dhe shume te tjera te zyrtarve te larte, te komisarve te policise dhe te gjykatsve fshihet kupola kriminale. Pse te gjithe ata qe duan nje Shqiperi me te mire vdesin? Pse pikerisht ata pesojne aksidente dhe vdesin? A u lind kjo pyetje Shqiptarve?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.