“Rotacioni” i mandateve parlamentare, sot 7 ministra heqin dorë nga ligjvënia

Postuar në 17 Dhjetor, 2013 04:21

Nis sot procesi i lënies së mandatit të deputetit nga parlamentarët e koalicionit të majtë që kanë pranuar poste qeveritare shtatorin e kaluar. E ka njoftuar këtë Ilirjan Celibashi ministër shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin në një postim në facebook. “Sot së bashku me kolegët Ministra Eglantina Gjermeni, Milena Harito, Klajda Gjosha, Erion Veliaj Edmond Haxhinasto dhe Nasip Naço dorëzojmë mandatin e Deputetit. Përmbushim një zotim politik për shmangien e funksioneve të dyfishta dhe përqëndrohemi në rolet tona ekzekutive.” shkruan në postimin e tij Celibashi. Mes 7 vendeve që do lihen bosh në Parlament do të ulen edhe Adelina Rista dhe Anduel Xhindi. Pritej që zëvendësimi i mandateve parlamentare të ndodhte më herët, por duket se një vështirësi e vogël nuk ishte parashikuar: lënia e të gjitha mandateve të deputetit njëherësh nga ministrat, do të krijonte një vakum të sikletshëm në shumicën parlamentare. Kësisoj u zgjodh që ky “rotacion” të kryhej me grupe.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.