Raporti i Komitetit të Helsinkit: Katër vepra penale në orë për shkaqe pronësie

Postuar në 19 Dhjetor, 2013 06:41

Prona  mbetet  ndër shkaqet kryesore i konflikteve në Shqipëri. Komiteti i Helsinikit ka publikuar raportin vjetor në të cilin jepet një shifër e lartë e konsumimit të veprave penale për shkak të pronësisë. Katër vepra penale në orë ndodhin në Shqipëri në këtë drejtim. Ndërkohë çështja e pronës po kthehet aktualisht edhe në një problem me faturë të lartë për shtetin. Verifikimi i nisur së fundmi për titujt e pronësisë parashikohet që të evidentojë shkelje të mëdha edhe me zbatimin e legjislacionit në fuqi, sidomos në shpërdorimin e fondit të pronës në dispozicion të shtetit, qysh nga ndarja e bërë me ligjin nr. 7501. Po kështu brenda këtij muaji, ose muajit janar pritet që Gjyakata e Strasburgut të publikojë 16 -17 vendime të veta që marrin në konsideratë ankesat e qytetarëve shqiptarë kundrejt shtetit për çështje pronësie. Këto janë vendime, zbatimi i të cilave është i detyrueshëm, zakonisht sanksionojnë kompensimin financiar, vonsesat në lëvrimin e të cilit i ngarkojnë shetit një kamatë të lartë.

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.