Incident i rëndë në Teatrin Apollo në Londër, 88 të plagosur, 7 prej tyre rëndë

Postuar në 20 Dhjetor, 2013 02:08

Gazetat, televizionet e dhe rrjetet informative të botës kanë vënë sot si lajm të parë incidentin e mbrëmshëm në Teatrin Apolo të Londrës,ku një pjesë e tavanit ra gjatë shfaqjes, duke bërë që spektatorët të dilnin të frikësuar pasi e kuptuan se nuk bëhej fjalë për një incident që ishte pjesë e skenarit të shfaqjes. Autoritetet në Londër thonë se të paktën 88 vetë janë plagosur, shtatë prej tyre rëndë, nga shembja e një pjese tavani në një teatër në Londër. Sipas autoriteteve, deri tani nuk ka pasur viktima fatale. Punonjësit e ekipeve të shpëtimit që arritën në skenë thanë se personat e bllokuar nën auditorin me 775 vende ishin nxjerrë. Policia tha se shkaku i shembjes nuk ishte i qartë, por nuk kishte shenja se është shkaktuar nga ndonjë akt i qëllimtë apo sulm.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.