Ymeri versus Maliqi: Fjala ‘plehrë’ dominon debatin e një dite në Prishtinë

Postuar në 09 Shkurt, 2014 05:52

Visar Ymeri i Vetëvendosjes, duke reaguar ndaj atyre që nuk e kanë mbështetur, apo mbështetur përgjysmë e me kushte protestën e studentëve kundër rektorit Ibrahim Gashi, ka publikuar në rrjetet sociale një shënim, që nuk të lë indiferent: “Dhe në tërë këtë mes ka plehëra që janë në anën e policisë (e përdorur këtu si mjet dhune e pushtetit) dhe, madje, paska plehëra që janë në anën e këtyre plehërave", shprehet ai.

Gazeta Express e Prishtinës flet për një “rezistencë akademike” ndaj një qëndrimi të tillë, dhe e ilustron këtë këtë gjë me një reagim të Bleron Baraliut, “njërit prej atyre të rinjve shqiptar të Kosovës që viteve të fundit ka shënuar suksese të konsiderueshme si në shkollim si në punësim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, dhe të Agon Maliqit. Ku i fundit ka postuar një reagim të tijin në facebook, dhe në të, duke krahasuar shpjegimin e fjalorit për fjalën ‘plehrë’ me versionin e Ymerit, thotë:

“"PLEH (nga fjalori politik i Kosovës)

1. Kushdo që nuk pajtohet në plotësi me vijën politike dhe interpretimet e Lëvizjes Vetëvendosje, dmth shumica e qytetarëve të Kosovës, dmth shumica e atyre që mund t'u bashkëngjiten protestave, dmth shumica e votuesve potencial të Lëvizjes Vetëvendosje", ka shkruar ai.

"PLEH (nga Fjalori i Gjuhes Shqipe)

  1. Bajga e kakërdhi kafshësh shtëpiake a glasa shpendësh, të mbledhura në një vend ose gjethe e barishte të tjera të kalbëzuara, që hidhen në tokat e punuara për t'i ushqyer; 2. Njeri i keq e i urryer për shoqërinë, fundërrinë e shoqërisë, ndyrësirë; diçka e keqe, pa vlerë, e padobishme."

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.