Raporti i DASH - Korrupsion “ngado”. Dy pika: Vonesa në pagesat e gazetarëve. Kompensimi i pronave kërkon 30 vjet dhe 38.6 miliardë dollarë

Postuar në 27 Shkurt, 2014 13:21

Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar raportin e vitit 2013 për të Drejtat e Njeriut. Për Shqipërinë problemet janë po ato: korrupsioni, korrupsioni dhe korrupsioni. Raporti rendit të dhënat të ndara sipas sektorëve, përfshirë zbatimin e ligjit dhe respektimin e tij nga aparati shtetëror, kryesisht Ministria e Brendshme, duke nënvizuar raste të caktuara të shkeljes së tij. Po kështu asetet publike në disa raste janë përdorur për qëllime politike. Drejtësia ka notë negative, por për këtë gjë tashmë do të çuditeshin të gjithë sikur të thuhej ndonjë fjalë e mirë. Lidhur me fushën e të drejtave dy janë elementët që mund të konsiderohen jo pa rëndësi: së pari liria e shtypit, e cila në përgjithësi vlerësohet se ekziston, qeveria mund të kritikohet. Por raporti citon ndalimin e një kameramani të Top-Channel si dhe i referohet një deklarate të Unionit të Gazetarëve lidhur me mospagesën e gazetarëve në kohë. Kjo sidomos në shtypin e shkruar, ndërsa në tërësi pranohet si e vërtetë deklarata e Unionit se 75% e njësive mediatike vonojnë pagesat. Së dyti është e drejta e pronës dhe kthimi i pronës te pronarët të cilëve iu është konfiskuar ajo gjatë periudhës komuniste. Raporti jep një shifër që e ka nxjerrë nga ekspertët e Bankës Botërore, sipas të cilës që ky proces kompensimi të përfundojë, Shqipërisë do t’i duhen 30 vjet dhe 38.6 miliardë dollarë.

Më shumë në: http://www.state.gov/j/drl/rls/hrrpt/humanrightsreport/index.htm#wrapper

s.z  

Comments

Submitted by Pema (not verified) on

<blockquote><p><span style="font-family: sans-serif;">ndërsa në tërësi pranohet si e vërtetë deklarata e Unionit se 75% e njësive mediatike vonojnë pagesat</span></p></blockquote><p>Kjo Ndoshta shpjego dhe cilesine skandaloze te artikujve ne mediat shqiptare (perfshire respublica). Perderisa i paguani pak dhe vone, thithni &quot;ajken&quot; e shoqerise. Si rezultat, minator Shaboni nga Bulqiza shkruan per makroekonomine, dhe bari Qemali nga Lushnja shkruan per shkencen.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.