Meksi: Berisha nuk po analizon dështimin, po vepron si në '97-n

Aleksandër Meksi, kryeministri i parë i dalë nga Partia Demokratike bën një analizë pas 22 vitesh nga ardhja për herë të parë në pushtet të PD-së. Në një intervistë për gazetën “Dita”, Meksi duke krahasuar zgjedhjet e 22 marsit të vitit 1992 me ato të 23 qershorit 2013, shprehet se, sot në PD po ndodh ajo që ka ndodhur në vitin 1997.
Meksi e ka fjalën këtu për dorëheqjen e Berishës nga drejtimi i PD-së dhe zgjedhja apo siç e quan ai “emërimi” i kryetarit të ri. Në 1997-n, Berisha “emëroi” Tritan Shehun, ndërsa në 2013-n, “emëroi” Lulzim Bashën.
“Nuk është hera e parë që Sali Berisha dështimin nuk e analizon, por e kalon duke “reformuar” PD-në me klanin e vete e duke larguar kundërshtarët (qoftë edhe të sajuar). Kjo ndodhi në 1997 me grupin e 77-tëve, që ne e patëm quajtur “fillimi i bolshevizmit të PD-së”.Këtë e bëri me dorëheqjen e tij formale duke zgjedhur (emëruar ai) me një anëtar një votë(siç Kryetarin), një rregull demokratik i mohuar vazhdimisht me kryeneçësi nga ia dhe partia e tij dhe që nuk përfshihet për këtë rast në Statut”, thotë Meksi. Për qeverinë “Rama”, ish-kryeministri shprehet se, kjo qeveria ka “një mandat të mjaftueshëm për reforma, por është ende larg pritshmërive të saj”.
22 mars 1992 – 23 qershor 2013
Pavarësisht krahasimit të pavend për zgjedhjet e 23 qershorit me ato të vitit 1992, zgjedhjet politike të vitit 2013 kanë një rëndësi jo të vogël nëse do të realizohet pritshmëria e votuesve të shumtë për ndryshimin , drejtësi ligjore e sociale, në të kundërt ato kthehen në votë kundër. Zgjedhjet e vitit 1992, siç kam thënë gjetkë, sollën, me 2/3 e votave , përmbysjen dhe ndryshimin e një sistemi socialist botëror dhe fillimin e periudhës së tranzicionit për ndërtimin e një shoqërie dhe shteti të ri demokratik, që po rezulton i vështirë dhe me zigzage e shmangie, që erdhën duke u shtuar në kohë, që ngarkojnë me përgjegjësi, klasën politike he jo vetëm atë”, shprehet Meksi. Ndërsa zgjedhjet e 2013-s paraqesin përmbysjen, me votën masive të votuesve, të një qeverisjeje që kishte tjetërsuar arritjet në ekonominë e tregut të lirë, në shtetin ligjor e të drejtat e njeriut, një rrugë e filluar përpara saj, me pasoja për të ardhmen e vendit.
S.S
Add new comment