A ishte i martuar Jezu Krishti? Shkencëtarët besojnë se papirusi i bërë publik më 2012-ën jep një përgjigje

Postuar në 10 Prill, 2014 10:45

Studiues nga universiteti i Harvardit, por edhe disa universitete të tjera deklarojnë se papirusi i publikuar në vitin 2012 në Kongresin Koptik në Romë, ku citohet Jezu Krishti në vetë të parë, e ku flet për ekzistencën e një gruaje të tij, nuk është falsifikim i kohëve moderne, por është shkruar në antiktet. Metoda e karbonit  ka verifikuar vjetërsinë e papirusit, që ka prodhuar debate. “Jezusi u tha atyre, gruaja ime”, është fragmenti në papirusin që daton në shekujt VI ose IX. Disa autorë mendojnë se kjo nuk lidhet me faktin se Jezusi ishte i martuar, por me debatet e hershme brenda Kishës lidhur me martesën. Nga ana tjetër edhe gjetja e papirusit nuk dihet si ka ndodhur; thjesht mendohet se ai ka ardhur nga Egjipti, meqë është i shkruar në gjuhën kopte, të cilën e flasin kristianët egjiptianë.

http://gospelofjesusswife.hds.harvard.edu/testing-indicates-gospel-jesus...

s.z 

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Nje papirus i shekullit te VI ose IX qe flet per Jezusin, edhe ne qofte origjinal ka ate vlere autentike qe mund te kete nje artikull ne gazetat e sotme rreth psh festimit te ditelindjes se Skenderbeut ne vitin 1452, ose dasmes se stergjyshit te Skenderbeut ne vitin 1328.</p>

Submitted by toni (not verified) on

<p>Papirusi (copez) daton ne shekullin e katert dhe eshte origjinal. Profesoresha e historise se Harvardit&nbsp; Karen King deklaori per disa fraza te shkeputura ne te qe tregojne se Jezus ishte &#39;i martuar&#39; dhe femrat ishin nxenese te tij, etj. Mua me lindi nje pyetje : Emri Jezus ishte i vetmi qe ekzistonte ne zonen e Jeruzalemit ne vitin zero e deri kur u shkrua papirusi ?! Pse domosdo ky papirus i shkruar kater shekuj me pas flet konkretisht per Krishtin ?! Etj etjera...Shkenca po perpiqet te thyej disa mite,mire bene, dhe madje gjen dhe momentet e duhura kur i shperfaq,para Pashkeve...por jane dhe shume enigma te tjera qe duhen saktesuar...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.