A ishte i martuar Jezu Krishti? Shkencëtarët besojnë se papirusi i bërë publik më 2012-ën jep një përgjigje

Studiues nga universiteti i Harvardit, por edhe disa universitete të tjera deklarojnë se papirusi i publikuar në vitin 2012 në Kongresin Koptik në Romë, ku citohet Jezu Krishti në vetë të parë, e ku flet për ekzistencën e një gruaje të tij, nuk është falsifikim i kohëve moderne, por është shkruar në antiktet. Metoda e karbonit ka verifikuar vjetërsinë e papirusit, që ka prodhuar debate. “Jezusi u tha atyre, gruaja ime”, është fragmenti në papirusin që daton në shekujt VI ose IX. Disa autorë mendojnë se kjo nuk lidhet me faktin se Jezusi ishte i martuar, por me debatet e hershme brenda Kishës lidhur me martesën. Nga ana tjetër edhe gjetja e papirusit nuk dihet si ka ndodhur; thjesht mendohet se ai ka ardhur nga Egjipti, meqë është i shkruar në gjuhën kopte, të cilën e flasin kristianët egjiptianë.
http://gospelofjesusswife.hds.harvard.edu/testing-indicates-gospel-jesus...
s.z
Comments
Nje papirus i shekullit te VI
<p>Nje papirus i shekullit te VI ose IX qe flet per Jezusin, edhe ne qofte origjinal ka ate vlere autentike qe mund te kete nje artikull ne gazetat e sotme rreth psh festimit te ditelindjes se Skenderbeut ne vitin 1452, ose dasmes se stergjyshit te Skenderbeut ne vitin 1328.</p>
Papirusi (copez) daton ne
<p>Papirusi (copez) daton ne shekullin e katert dhe eshte origjinal. Profesoresha e historise se Harvardit Karen King deklaori per disa fraza te shkeputura ne te qe tregojne se Jezus ishte 'i martuar' dhe femrat ishin nxenese te tij, etj. Mua me lindi nje pyetje : Emri Jezus ishte i vetmi qe ekzistonte ne zonen e Jeruzalemit ne vitin zero e deri kur u shkrua papirusi ?! Pse domosdo ky papirus i shkruar kater shekuj me pas flet konkretisht per Krishtin ?! Etj etjera...Shkenca po perpiqet te thyej disa mite,mire bene, dhe madje gjen dhe momentet e duhura kur i shperfaq,para Pashkeve...por jane dhe shume enigma te tjera qe duhen saktesuar...</p>
Add new comment