Sherr mes Bujar Qamilit dhe kompozitorit Lalo në TV Klan? Ka ndodhur, por është ekzagjeruar, thonë palët

Postuar në 27 Maj, 2014 04:39

Një sherr mes këngëtarit Bujar Qamili dhe kompozitorit Aleksandër Lalo, anëtar i jurisë së festivalit “Kënga Ime” në Tv Klan, ka sjellë konfrontim fizik e madje goditjen me grusht të Lalos, shkruan Panorama duke iu referuar “zërave në TV Klan”. Në fakt, konfrontimi ka nisur nga një koment gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të natës së dytë gjysmëfinale, dhe megjithatë organizatorët e mohojnë.
Mbrëmja e së dielës u shoqërua me një atmosferë gazmore, ku u diskutua për një drekë mes anëtarëve të jurisë në Piqeras, por edhe për fërnetin. Kompozitori Aleksandër Lalo shkëmbeu disa batuta me drejtuesin e spektaklit Pandi Laço në lidhje me këtë çështje, sikur gjoja po e dehte jurinë. Por edhe pse Lalo pretendon se gjithçka është bërë në kuadrin e një shakaje dhe as që bëhej fjalë për alkool, nga ana e publikut është perceptuar ndryshe, sikur në studion e TV Klan po konsumohej me të vërtetë alkool. Qamili e pohon debatin, por jo “grushtin”: “As që bëhet fjalë ta kem goditur. Vetëm e kam kapur prej dore. Ai më fyeu drejtpërdrejt në spektakël, duke thënë se unë i kisha futur mik për të më nxjerrë në finale”. Ndërsa Lalo i pyetur nga gazeta, ka folur me tone të ulëta duke thënë se po ekzagjerohet me një batutë.

 

Lexoni më shumë në: http://www.balkanweb.com/kryesore/1/bujar-qamili-rrefen-sherrin-me-aleksander-lalon-spranoj-te-me-vleresoje-nje-pijanec-191626.html

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.