Shtëpia e Bardhë “djeg” gabimisht shefin e CIA-s në Kabul. I fut emrin në listën e mediave

Postuar në 27 Maj, 2014 06:33

Në listën me emra që iu dha mediave pas vizitës së presidentit Barack Obama në Afganistan tek trupat amerikane, ka figuruar edhe një zyrtar i lartë i CIA-s në Kabul i cili është ekspozuar me emër e mbiemër aksidentalisht nga Shtëpia e Bardhë. Washington Post njofton se Shtëpia e Bardhë e kuptoi gabimin dhe menjëherë e korigjoi listën duke hequr emrin e personit të shënuar, që në fakt është zyrtari më i lartë në Afganistan. Mbrojtja e madhe që u bëhet zyrtarëve të CIA-s në në këtë rast është thyer dhe zbulimi është bërë nga vetë Shtëpia e Bardhë.

Oficeri i CIA-s ndodhej në takimin që 15 zyrtarë të lartë realizuan me Presidentin Obama në bazën Bagram, në veri të Kabulit. Emrat e tyre u bënë të ditur nëpërmjet një liste përmes zyrës së shtypit të Shtëpisë së Bardhë. Lista qarkulloi me email-e në adresë të gazetarëve që udhëtuan me Obamën në Afganistan. 

Washington Post raporton se një rast i ngjashëm ka qenë ai në Pakistan, ku 3 emra agjentësh u ekspozuan dhe si pasojë u rrezikuan. 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.