Një shqiptar i Kosovës denoncon dy bijtë e tij që donin të shkonin në Siri

Një shqiptar nga Kosova, me banim në Noervegji ka denoncuar dy djemtë e tij pranë shërbimit sekret norvegjez në mënyrë që të parandalonte nisjen e tyre drejt luftës së Sirisë. “Kam humbur një djalë dhe nuk dua të humbas dy të tjerët në luftën e shenjutë”, citohet të jetë shprehur kosovari në fjalë. Sipas tij, dy djemtë në fjalë kishin ndërmend t’i bashkoheshin grupeve militante “Shteti Islamik i Irakut” dhe “Sham”, ndërkohë që një i vëlla i tyre kishte humbur jetën në konflitkt. Të dy djemtë janë arrestuar dhe me këtë rast, i ati i tyre ka deklaruar se që prej 3 vjetësh ishte përpjekur të frenonte tejtërsimin e të bijve, por pa sukses.
http://almakos.com/lajme/kosove/52044-kosovari-paraqet-dy-djem-ne-polici...
s.z
Add new comment