Januzaj sqaron pse zgjodhi Belgjikën: “E dua kombin, por karriera është e rëndësishme. Këtu kam shoqërinë dhe këtu jam edukuar”

Adnan Januzaj ka sqaruar zgjedhjen e bërë në lidhje me ekipin kombëtar ku ai do të debutojë e që është Blegjika. “Unë kam lindur këtu. Jam arsimuar në Blegjikë dhe kam gjithë shoqërinë këtu, ndaj edhe zgjodha që të luaj për këtë kombëtare. Kosova dhe Shqipëria? Unë e dua kombin tim, por padyshim që karriera imë është më e rëndësishme”, ka thënë ai pas ndeshjes me Luksemburgun. Më shqip se kaq nuk mund të fliste një përfaqësues i kombëtares blege. Dhe është e udhës që kjo deklaratë të merret për atë që përcjell, për sinqeritetin e Januzajt, sinqeritet që kaq shumë u mungon patriotëve me honorare. Nga ana tjetër, cilado qofshin mëritë dhe ulërimat, nuk është çudi që nesër, nëse fati i qesh dhe Januzaj bëhet një futbollist i madh, përvesse i talentuar siç është sot, ata që e shajnë sot ta ngrenë nesër si flamur të krenarisë kombëtare. Nuk do të ishte as hera e parë dhe as e fundit.
s.z
Comments
A vërtet ka folur shqip ky

A vërtet ka folur shqip ky burrë? Ndoshta ka folur qartë dhe saktë. Shqip s'ka folur. Fol shqip bre burrë themi, kur duam që tjetri të flasë qartë. Por mes shqiptarësh. Ky ka folur tamam si thoni ju të Respublica-s si përfaqësues i kombëtares belge. Kur e do kombin, bën diçka për të. Kur je patriot bën edhe sakrifica për kombin. Ka shumë shembuj patriotësh që kanë bërë sakrifica, bile dhe ekstreme. Ky është stof tjetër. Mua kurrë s'do të më bëjë krenar. Por s'do të thotë se nuk i uroj të gjithë të mirat në karrierë dhe jetë.

Ka bere shume mire, kaq mire

Ka bere shume mire, kaq mire sa ska. Te uroj suksese dhe INJOROI komentet e shqiptareve INJORANTE qe flasin kundra teje. Ti zgjodhe ate per te cilen ta ndien zemra dhe KE BERE SHUME SHUME SHUME SHUME SHUME MIRE.

Nese e ndiente veten belg

Nese e ndiente veten belg (gje per te cilen une e mirekuptoj), per cfare aresyesh babi dhe njekohesisht agjenti i tij bente monologe te merzitshem te tipit "po shihnim mundesine per te luajtur me kombetaren Shqiptare po Federata dhe trajneri na ofenduan"...

Ai shume mire beri qe zgjodhi kombin qe i donte shpirti - po perse autori mendon se neser une do te je krenar per kete belgun?

Ai eshte belg sepse ka lindur

Ai eshte belg sepse ka lindur ne Belgjike. Memedhe quhet toka ku me ka rene koka, thoshte Cajupi. Sikur te kishte lindur ne Kosovistan ai do te ishte duke ruajtur lopet e hashimit. Ka bere mire qe i ka injoruar shtazet e kosoves. E sa per Shqiperine, nuk ka lidhje fare fenomeni i tij.

Add new comment