Pak ditë pas sulmit ndaj “ebay”, hakerat godasin iPhone dhe iPad-et

Postuar në 28 Maj, 2014 15:53

Sulmet kibernetike tani po kërkojnë edhe njësi operimi elektronike shumë të përphapura si iPhone dhe iPad. Kështu sot njoftohet se me dhjetëra qytetarë në Australi janë bërë pre e një sulmi i cili u ka çaktivizuar aparatet duke u kërkuar në këmbim 100 dollarë shpërblim. “Device hacked by Oleg Pliss. For unlock device, you need send voucher code by 100 usd/eur (Moneypack/Ukash/PaySafeCard) to email:lock404@hotmail.com for unlock"”, thuhet në mesazhin që shfaqet në ekran. Më tej akoma, në rastet e fjalëkalimeve të thjeshtë, kërkohet ricilësimi i aparatit duke çuar në humbjen e të gjitha të dhënave. Metoda për të arritur në këtë sulm ende është hipotetike. CNN i referohej një komentuesi në diskutimin online të hapur për këtë temë, sipas të cilit sulmi mund të jetë realizuar duke hakeruar serverat e sistemit të domeineve.  

http://edition.cnn.com/2014/05/27/tech/mobile/hackers-iphones/index.html

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.