Betonizimi i bregdetit, Auron Tare: “Mund të shfrytëzohen apo funksionalizohen zona të caktuara brenda zonave të prekura”

Postuar në 28 Maj, 2014 16:56

Auron Tare, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit ka qenë i ftuar sot në emisionin “Natë me Xhaxhiun” në “News24” ku ka folur për situatën në bregdet, mundësitë e rehabilitimit të zonave të betonizuara dhe atë se çfarë mendon qeveria të bëjë për turzimin. Pyetja më normale kur vjen puna për turizmin në bregdet është sesi do i vejë halli vargmaleve të betonit që sundojnë qytete si Saranda apo Durrësi? Për Taren, brenda këtij problemi që nuk mund të zgjidhet me ndërhyrje radikale, një mundësi është shfrytëzimi i atyre hapësirave që kanë mbetur, ose përshtatja. Si shembull për Sarandën do të vlente rivitalizimi i tregut në një zonë pedonale në Sarandë, që sipas tij do të jepte frymëmarrje. Për Durrësin problemi më emergjent është ruajtja e trashëgimisë dhe për të dyja rastet, që janë ekstremi i asaj sesi nuk duhet bërë diçka, mbetet për t’u parë në proces sesi do të zbutet efekti i ndërtimeve kaotike dhe pa kriter.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.