Fatmir Toçi kundërshton ndarjen territoriale të Himarës: “Nuk është zonë minoritare”

Postuar në 31 Maj, 2014 04:23

Fatmir Toçi, deputet i Qarkut të Vlorës është kundër ndarjes territoriale të planifikuar për Himarën. Ai kundërshton alternativat e hedhura nga deputetë minoritare që Himara të qëndrojë e paprekur, pra si njësi më vete. Këtë qëndrim deputeti Toçi e ka shprehur në një intervistë të dhënë për  të përditshmen “Gazeta Shqiptare”. Ai shprehet se: “Himara nuk është zonë minoritare. Aty vërtet janë tri fshatra dygjuhëshe, që flasin edhe greqisht, edhe shqip, por dëshmitë që vijnë që nga shekulli XV, thonë se banorët e Himarës janë shqiptarë. Justifikimet se edhe në kohë të Sulltanit Himara ka gëzuar autonomi (venome), nuk qëndrojnë”.

Por gjithashtu ai thekson se variantet e paraqitura janë ende në diskutim. “Sipas varianteve që janë paraqitur dhe janë objekt diskutimi, njësitë vendore sipas reformës administrative duhet të kenë një popullsi prej rreth 70-80 mijë banorë. Përjashtim është bërë vetëm për dy zonat minoritare, të Dropullit dhe të Vurgut. Por ky përjashtim nuk mund të bëhet për 7 fshatrat që ka Himara sot, që kurrë nuk kanë pasur një popullsi më të madhe se 20 mijë banorë, kurse sot kanë edhe më pak. Për 4 vjet me radhë kam përfaqësuar drejtpërdrejtë edhe banorët e Bashkisë së Himarës në Kuvendin e Shqipërisë, ndaj dhe nuk mund të hesht kur debatohet për interesat, të ardhmen dhe fatet e saj në lidhje të ngushtë më zonën përreth, të cilës Himara i përket. Në ndarjen e re, doemos janë marrë parasysh edhe lidhjet historike, zakonore e ekonomike midis krahinave.”, thotë deputeti Fatmir Toçi.

 

http://www.balkanweb.com/kryesore/1/fatmir-toci-himara-jo-nj...

 

S.S

Comments

Submitted by Epiroti (not verified) on

<p>Pasi shkaterruan Vloren me betonizime, patjater qe Tocat duan te shkaterrojne te gjithe bregdetin. Sikur te ishin aq patriote do te kishin punuar per kete vend por ketyr s&#39;ju rreh forte per shtetin por mendojne per xhepin e tyre. Himara me kulture, tradite, zakone dhe gjuhe nuk i perket qarkut te Vlores por duhet te jete Administrate me vete. Ky shtet armikun me te keq e ka ne qeverine e tij se sa tek fqinjet.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.