Iliri sqaron se mbiemrin e ka “Rusmali” dhe tregon beniaminët e Berishës në PD

Është bërë zakon deformimi i emrave në mediat tona. Mjafton të përmendim emrat si Fatmir Xhafaj, që mbi 90% e mediave ia shkruajnë mbiemrin “Xhafa”. Një rasti tjetër është ai i ministrit të Shëndetësisë (këtu konfuzioni është më i madh pasi edhe vetë Ilir Beqja-s i pëlqen ta thërrasin Beqaj). Rasti më i fundit është deformimi i mbiemrit të atij që akuzohet për shpërndarje parash në grevën e ish-të përndjekurve. Arben Ibroja e gjeti këtë si mënyrë për t’i ikur pyetjes në një transmetim direkt në A1 Report, kur gazetarja i thirri: Z. Ibro.
Nëse shumë prej këtyre nuk e vrasin mendjen, ish-deputeti i PD-së dhe ish-ministri i Drejtësisë për pak muaj, Ilir Rusmali e ka bërë të qartë në një intervistë për gazetën “Dita”.
“M’u kthye dhe më korrigjoi – të lutem mbiemrin mos e shkruaj me J. E kam Rusmali dhe jo Rusmajli. Unë gjatë gjithë kohës ja shqiptova me J dhe ai protestonte me një buzëqeshje të lehtë e të dorëzuar tashmë pas kaq shumë vitesh gabim. E çuditshme – i them unë, si bëhet gabimi zakon, gati e vërteta”, shkruan Mira Kazhani në rubrikën “Lunch”.
Një ndër përgjigjet më të pikante të tij është ajo për Sali Berishën.
- Kishit menduar ndonjëherë që Sali Berisha një ditë nuk do kishte më nevojë për ju?
- Bota politike e Berishës ka në qendër të saj vetë Berishën. Ky fakt nuk është më as sekret. Për të gjithçka rrotullohet rrethi tij dhe familjes së vet. Sa me larg këtij boshti të lëvizësh aq më i panevojshëm je. Boshti im politik ka qenë gjithmonë PD dhe (në vitet e mandatit parlamentar) Parlamenti. Për këtë shkak, jo rrallë më ka qëlluar të lëviz në orbitën “e gabuar”. Por, siç të thashë, unë jam njeri që respektoj kontratat. Nuk veproj dot ndryshe. Kontrata që më kish’ dhënë Berisha nuk e pranonte lëvizjen rreth atij boshti. Kështu që për mua nuk ishte çudi “dalja nga orbita”.
- Jeni etiketuar shpesh si grupi i Topallit, i këtij, i atij. Si është kjo historia e grupeve, ju në cilin keni bërë pjesë në fakt?
Ai qesh dhe më thotë – Kam qenë gjithmonë në grupin e gabuar. Por le të flasim seriozisht. Unë kam pirë kafe e kam bërë muhabet për sportin me ata që mendonin se isha grup. Nuk kam pasur grupe. Në politikë nuk erdha si pjesë e një klani. Erdha nga Gjermania me një specializim në parlamentarizëm dhe një ditë Berisha kur ishte president dhe unë ndihmës i ish-kryeministrit Meksi, më kërkoi bashkëpunim për Kushtetutën. Kështu nisi marrëdhënia ime me Berishën. Një kontratë profesionale asnjëherë personale.
- Por me kohën u bë personale apo jo?
- Asnjëherë nuk ka qenë personale. Ta thashë: gjithmonë një marrëdhënie korrekte. Kam dëgjuar shume që kanë thënë servil, besnik, fanatik…
- Në fakt ishit ju besnik i tij?
- Po nëse flitet për një besnikëri profesionale sigurisht.
- Kush është besniku i të gjitha kohërave i Berishës?
- “Nëse do bëja një klasifikim të ndershëm do thosha se njeriu më i afërt dhe më besnik i tij gjithmonë ka qenë dhe mbetet Jozefina Topalli. E di që tingëllon e çuditshme por kjo është e vërteta. Berisha i ka krijuar vetë grupet gjithmonë… Që nga dita e parë dhe deri më sot. Të siguroj që ai i kontrollon sot e kësaj dite. Edhe ai sherri i femrave me Bashën, Majlinda, Jozefina dhe Albana që para disa kohësh u bë dhe publik në media në rrethana shumë misterioze kur gjithçka ndodhi në një mbledhje të mbyllur. Më thuaj ti çfarë kanë të përbashkët ato të tria. Asgjë veç diçkaje: lidhjet dhe besnikërinë ndaj Berishës. Ky është vetëm një shembull por kështu ndodh gjithmonë në PD.
http://gazetadita.al/rrefimi-i-rusmalit-berisha-familja-dhe-te-tjeret-ne...
S.S
Comments
E vertete. Po ashtu si
<p>E vertete. Po ashtu si rivaliteti ne PS Veliaj-Tahiri qe ne thelb eshte gare se cilin mollaqe te Rames do lepije njeri e cilen tjetri. </p>
Add new comment