Teknologjia dhe erozioni i dijes së vërtetë. Itali, një shembull i “gëlltitjes” së klasikëve nga "Twitteratura"

A po e dëmton teknologjia edukimin e brezit të ri, apo po ndihmon në përshpejtimin e tij? Pyetja është e dënuar të mbetet pa përgjigje, përderisa askush nuk mund t’i mohojë të ardhmes, pra brezit të ri, të mirat e risive teknologjike. Problemi duket se qëndron te perdja e një dije të rreme dhe sipërfaqësore që shpesh teknologjia krijon. Dukuria mund të kuptohet më mirë përmes përdorimit të rrjeteve sociale. P.sh “Twitteratura” është një iniciativë që sugjeron përmendjen brenda vetëm 140 karaktereve të klasikëve të mëdhenj. “Avvvenire” shkruan se kjo nismë është vënë në jetë në Sallonin e librit në Torino, por ka hasur në kundërshtimin e Giulio Ferronit, një nga historianët më të rëndësishëm të letërsisë italiane. “Këtu rrezikon që çdo gjë të banalizohet”, thotë Ferroni që mendon se kjo qasje ndaj letërsisë e privon brezin e ri nga raporti i vërtetë me letërsinë dhe kompleksitetin e saj. Faji është jo i teknologjisë, por i përdorimit të saj. Një tjetër temë është edhe ndarja mes letrës dhe dixhitalizimit. Edhe njëherë Ferroni flet në emër të brezit të vet: studimi i vërtetë bëhet më mirë me librat tradicionalë. Megjithatë prirja për ta parë edhe leximin si konsum dhe nevojë më shumë praktike nuk ndalet, ndonëse sipas Ferronit, “kriza do të duhet të na kishte mësuar diçka”. Një valë dixhitalizimi ku askujt nuk i privohet më në dukje askesi në informacion, por që siç po vihet re po prodhon me rendiment ekstrem më shumë sesa dije, një akumulim informacioni kalimtar i cili pak ka lidhje me dijen e vërtetë.
http://www.avvenire.it/Cultura/Pagine/CLASSICI%20.aspx
s.z
Add new comment