“Der Spiegel” me një histori gjakmarrjeje. “Shqipëria, një vend me dy realitete“

Postuar në 12 Qershor, 2014 13:48

Bunkerët dhe Kanuni, ja dy gjëra që nuk rreshtin së ngacmuari kureshtjen e të huajve që vijnë në Shqipëri. Të huaj natyrisht me interesa intelektuale, por jo vetëm, përderisa ta zëmë, njerëz më sportivë, si ata dy të rinjtë hollandezë, mundet fare mirë të tërhiqen edhe nga hashashi i Lazaratit. Por Kanuni është vështirë të sfidohet, edhe pse për një të huaj, gjurmimi i një historie njerëzore “Me Kanun” kërkon jo pak mundim. Dhe gazetarja e “Der Spiegel”, Katrin Kuntz e ka gjetur një histori  të tillë në zonat e thella të Shkodrës, histori të cilës i kanë lënë hapësirë jo të vogël në revistën e njohur. “Gjaku lahet me gjak”, citon Kuntz frazën kapitale të Kanunit, që është përherë sensacionale për mendjet paqësore të Perëndimit. Më tej: “Është një sistem paralel drejtësie që orientohet drejt nderit, fajit dhe hakmarrjes”. Kuntz e ka patur historinë të rrëfyer në vetë të parë nga protagonisti i një situate të tillë që është i ngujuar. Përtej këtij aspekti, ngjarja në fjalë përcillet si kontrast i aparencës së qytetit të Shkodrës, miniaturë e asaj kontradikte që gjallon në një Shqipëri që zhvillohet pa llogaritur mirë kostot. “Nga një anë një vend që sheh me optimizëm drejt së ardhmes; këtë javë Shqipërisë iu dha drita jeshile nga KE për statusin. Nga ana tjetër, është një vend ku korrupsioni, trafiku i qenieve njerëzore dhe krimi i organizuar janë prezent”, shkruan Kuntz në një prezantim të Shqipërisë, gjithsesi i vërtetë, por edhe ndikues në opinion.

 http://www.spiegel.de/international/world/blood-feuds-still-prevalent-in...

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.