Muri i Madh i Ukrainës: Zgjidhja për konfliktin me Rusinë propozuar nga një miliarder

Postuar në 13 Qershor, 2014 06:25

Zgjidhja e problemeve të Ukrainës duket se ka mbetur në duar të njerëzve më të pasur. Pas zgjedhjes zgjidhjes së njërit prej më të pasurve president të vendit, Petro Poroshenko, tashmë është sërish një nga më të pasurit që propozon zgjidhje për konfliktin me Rusinë.

Igor Kolomoiski ka paraqitur në presidencë një projekt për ndërtimin e një muri 2 mijë metra të gjatë në kufirin me Rusinë, raporton AFP.

Kolomoiski, i katërti person më i pasur në Ukrainë, që është emëruar guvernator i rajonit të Dnipropetrovskut, vlerëson se “një mbrojtje e tillë është e nevojshme për të evituar çdolloj ndërhyrje nga ana e shtetit që ndjek politika agresive kundrejt Ukrainës”.

Ky projekt ka një çmim total prej 100 milionë dollarë dhe parashikon ndërtimin e një rrethimi metalik me tela me gjemba përgjatë kufirit prej 1 920 kilometrash me Rusinë.

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.