Vazhdon lufta e Mariah Carey-t me publicisten :’Jo unë e pushova e para.’

Lufta Mariah Carey- Cindi Berger (publiciste) ende vazhdon. Ky lajm është bërë mediatik pak kohë më parë, por ende nuk po kuptojmë kush thotë të vërtetën, megjithatë dicka është e rëndësishme si për Mariah ashtu dhe Cindi : të dyja dëshirojnë që publiku të mendojë se e para i dha fund njëra nga ato.
Cindi konfirmon dhe rikonfirmon se ishte pikërisht ajo që ndërpreu marrëdhënien e punës me Mariah pas 15-vitesh, ndërkohë që këngëtarja pohon se i shkroi një letër publicistes së saj, ku ‘i tregon vendin’. Sidoqoftë zyra e Cindi shprehet se aty nuk ka ardhur kurrë asnjë letër nga Mariah Carey./E.B

Add new comment