Qehaja për “Express”: Kosova po rrezikohet nga trazirat sociale dhe ekstremizmi fetar

Postuar në 29 Qershor, 2014 10:49

Florian Qehaja, Drejtor i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë thotë se kërcënimet prej grupeve ekstreme fetare janë në rritje në Kosovë dhe se po shkohet drejt nivelit të lartë të rrezikshmërisë nga këto grupe, të cilat kanë depërtuar edhe në vatrat e luftës. Duke folur për “Express”, ai thotë se institucionet e sigurisë duhet të jenë edhe më syçelë në identifikimin dhe eliminimin e të gjitha elementeve të cilat kanë për qëllim dhe potencial, përdorimin e forcës për arritjen e qëllimeve të tyre.

“Policia e Kosovës duhet të aktivizojë gjitha kapacitetet për aplikimin e gjitha masave speciale hetuese siç janë vëzhgimi, përgjimi, përcjellja dhe atë bazuar në lejen paraprake të gjykatës. Sepse kësisoj do të ndjeheshim më komod në mbledhjen e provave në funksion të gjykimit të këtyre rasteve dhe si rrjedhojë eliminimin e fragjilitetit që ekziston në trekëndëshin polici-prokurori-gjyqësi. Poashtu, Policia duhet që t’i shtojë masat parandaluese sidomos në shtimin e kontrolleve në pikat kufitare të vendit (përfshirë dhe aeroportin e Prishtinës) si dhe në brendi të territorit të vendit. Gjithsesi se këto masa duhet të ndërmerren konform standardeve që sigurojnë të drejtat e njeriut dhe barazinë” thotë Qehaja.

Intervista e plotë: http://www.gazetaexpress.com/intervista/florian-qehaja-kosova-po-rrezikohet-nga-trazirat-sociale-dhe-ekstremizmi-fetar-25275/

n.k

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.