Tifozeria e Shkodrës çudit gjermanët. Gazetari merr këtë përgjigje: “Gjermanët i duam se atje jetohet mirë”

Festimet e mëdha shkodrane pas ndeshjes me Francën, u kanë bërë kaq përshtypje gjermanëve, sa portali Zeit Jung ka dërguar një gazetar në qytet verior për të zbuluar se përse aty festojnë njësoj si në Gjermani. Gazetari sheh në hyrje të Shkodrës sheh një flamur gjigand të Gjermanisë, dhe konstaton se shkodranët janë të fiksuar pas biçikletës, “njësoj si gjermanët”. Në qytet ka edhe flamuj të tjerë si ai amerikan apo i BE, por më i përhapuri është ai gjerman. Dhe çfarë shpjegimi merr gjermani për këtë dashuri shkodrane? Ja sqaron kamarieri Gazmend:
“Çfarë vjen nga Gjermania është e mirë. Ne kemi një diasporë të madhe, mbi të gjitha në Itali, Gjermani dhe Greqi. Por gjermanët i duam më shumë, sepse atje jetohet më mirë”. Për të ilustruar çmendurinë e tifozëve shkodranë, ai sjell një video nga Botërori i shkuar, kur në rrugë festohet fitorja e Gjermanisë ndaj Danimarkës.
a.k
Add new comment