Politika “ekranizon” veten edhe njëherë në Parlament. Përplasje fizike mes deputetëve. Akuza për krime, trafiqe dhe deputetë me precedentë penalë

Seanca plenare e ditës së sotme është përfshirë edhe njëherë nga tensionet dhe nga përplasjet fizike. Deputeti PD-së Gent Strazimiri është konforntuar me deputetin socialist Pjerin Ndreu në korridorin e parlamentit, ngjarje që ka sjellë ndërprerjen e seancës dhe largimin e opozitës, ish-kreu i PD-së, Sali Berisha ka folur për bojkot dhe ka akuzuar se Parlamenti është kthyer në godinë të krimit. Strazimiri ka folur nga foltorja e Parlamentit dhe ka përmendur faktin se në sallë ka të kërkuar nga njësitë policore ndërkombëtare, ka 19 persona me precedent penalë apo edhe të dënuar për prostitucion, për narkotrafik dhe vjedhje vilash. Në replikën e tij kryeministri Edi Rama ka dënuar dhunën verbale dhe atë fizike duke thkesuar “se për dhunën verbale dhe padiskutim dhe dhunën fizike të ushtruar nga cilido deputet pavarësisht dallimeve majtas apo djathtas duhet të ketë qëndrim maksimalisht të ashpër”, tha Rama. Ai ka folur edhe për vrasjen e 13 biznesmenëve përfshirë edhe Artan Santon për të cilin ka deklaruar se “nëse opozita kërkon zbardhjen e vrasjes në sekondë, harron që nuk zbardhi kur ishte në qeveri vrasjen e deputetit Fatmir Xhindi”.
s.z
Add new comment