Ministri i Bujqësisë kërkon që produktet shqiptare të përfshihen në menutë e restoranteve. Përgjigja: “Nuk janë cilësore”

Ministri i Bujqësisë Edmond Panaritit ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të hotelerisë dhe të restoranteve që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri. Tema e diskutimit ka shumë interes, pasi ajo lidhet me një gjë bazike si ushqimi. Ministri ka kërkuarq ë në menutë e restoranteve të përfshihet edhe ushqimi shqiptar, pasi sipas tij Shqipëria është ndoshta i vetmi vend në botë që nuk promovon dhe nuk ofron në menu shërbimi ushqimin e vendit. “Këto produkte i kemi promovuar dhe mendoj se meritojnë që të ofrohen si diçka e veçantë në menutë e restoranteve tuaja”, u është drejtuar Panariti përfaqësuesve të bizneseve në fjalë. Mirëpo këta të fundit kanë nënvizuar se kërkesa e ministrit nuk mund të realizohet pasi produktet shqiptare nuk kanë cilësinë e nevojshme për t’u përfshirë në menu. Një pohim ky disi i papranueshëm pasi është e vërtetë që me prodhimet vendase abuzohet, por e sigurtë është që produktet në vetvete janë shumë cilësore. Madje prej shumëkujt, Shqipërisë i vlerëson ushqimin si një nga vlerat e saj, por jo domosdoshmërisht shërbimin e tij.
http://vizionplus.al/menu-pa-produkte-shqiptare/
s.z
Comments
akoma me budallalleqe keta te
<p>akoma me budallalleqe keta te manget e qeverise.</p><p>po nuk behen me urdhera e sugjerime keto ..... vendos tregu dhe cilesia e tyre per to.</p><p>nqs ministri mendon qe duhen perfshire le te hape vete nje restorant dhe ti jape drejtim. ama nqs restorantet nuk i marin se nuk jane cilesore ... le tia cojne ministrit ne restorantin e tij (qe do hape ) ... :)</p>
Add new comment