Arrestohen në Kosovë 2 vrasës me pagesë nga Shqipëria, mediat raportojnë se po hetohen nëse kanë lidhje me vrasjen e Santos

Dy vrasës me pagesë nga Shqipëria dhe një kosovar janë vënë në prangat e policisë në qytetin e Pejës, pasi kishin marrë 40 mijë euro për të kryer një vrasje. Policia e Kosovës ka bërë të ditur dje se, të premten, (11 korrik) rreth orës 23:30 në qytetin e Pejës ka arrestuar tre persona: B. G., 39 vjeç, nga Kosova dhe S. D., 45 vjeç dhe N. M., 50 vjeç të dy nga Shqipëria.
Arrestimi i këtyre personave duket se ka hapur një pistë te re për hetimet që po zhvillohen për vrasjen e biznesmenit Artan Santo. “Shqiptarja.com” dhe “Vizion Plus” raportojnë se Kosova është pista më e re e hetimeve për këtë ngjarje. “Ata po merren në pyetje nëse kanë lidhje me vrasjen e bujshme të bankierit apo ngjarje të tjera ende të mbetura pa autor” raporton “Vizion Plus” në kronikën mbi arrestimin e kryer në Kosovë.
Për më shumë: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/dy-vrases-me-pagese-kapen-ne-kosove-hetohen-dhe-per-santon-226424.html
http://vizionplus.al/hetimet-per-artan-santon-edhe-ne-kosove/
n.k
Add new comment