Nasho Jorgaqi: ‘Mjegullat e Tiranës’ është shkruar në vitet ‘950? Jo, nuk ka mundësi

Postuar në 20 Korrik, 2014 05:14

Romani ‘Mjegullat e Tiranës’, shkruar në fund të viteve ‘950 e publikuar shumë dekada më pas, shoqërohet edhe me një intervistë të autorit, Ismail Kadaresë, në të cilën shkrimtari i famshëm shqiptar flet edhe për “një letrar të kohës, dashamirës dhe të njohurin e vet”. Kush është ky? Është Nasho Jorgaqi, i cili duket se nuk e ka pritur mirë faktin që në këtë intervistë Kadare nuk i përmend as emrin në një kohë që kanë qenë miq të ngushtë. E për të provuar këtë miqësi të hershme në moshë të re, Jorgaqi rinxjerr nga arkivat një numër letrash që Ismail Kadare ia ka dërguar nga Moska, ku ka qenë me studime, dhe nga ato letra ka veçuar fraza, ku duket, përveç miqësisë së të dyve, edhe vlerësimi që Kadare ka patur për Jorgaqin; e për romanin e parë të Jorgaqit me titull ‘Dashuria e Mimozës’. Ky është pretendimi i këtij të fundit. E në kontrast me këtë vlerësim të atyre kohëve, Kadare shkruan në intervistën që i paraprin romanit ‘Mjegullat e Tiranës’, se “kur ka lexuar novelën e Jorgaqit (Dashuria e Mimozës), ka vënë duart në kokë dhe është tmerruar”.

Por pjesa më e rëndësishme e shkrimit të Jorgaqit ka të bëjë me një pretendim tjetër të tijin. “Romani ‘Mjegullat e Tiranës’ nuk është shkruar në vite ‘950, por shumë më vonë. Po të ish ndryshe, këtë gjë do ta dija unë i pari, pasi isha miku yt, të cilit ti i ke thënë në mirëbesim çdo gjë që kish të bënte me procesin e krijimit”, thotë në thelb Nasho Jorgaqi, duke iu drejtuar Ismail Kadaresë.

Jorgaqi e pranon se Kadare ka shkruar një rorman ato kohë, por ka qenë fjala për një roman tjetër që ka patur për protagonist një pirat që kthehet në vendlindje. Jorgaqi e ka lexuar këtë roman në dorëshkrim. Dhe dëshmon: “Nuk më la ndonjë përshtypje. Ishte një sprovë pa ndonjë vlerë letrare, dhe kur ia ktheva, kujtoj që i thashë: Mos u ngatërro me prozën, kur fusha jote e suksesit është poezia.” Kuptohet, me këtë të fundit nuk i ka rënë në të, pasi ka qenë proza fusha e krijimit, në të cilën Kadare ka arritur suksesin.

Shkrimi i Jorgaqit është shumë interesant, megjtihatë. Mund ta lexoni të plotë në ‘Ditën’ e sotme.

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by Slevin (not verified) on

është e sigurt që se ka shkruar në vitet 950 , por rreth 1000 vjet me pas.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.