Lajmet për një aktakuzë nga kreut të AAK-së sjellin reagimin e këtij të fundit. “Janë të sponsorizuara nga Hashim Thaçi”

Postuar në 24 Korrik, 2014 09:49

Tensionohet marrëdhënia politike në Kosovë pas publikemeve për raportin e prokurorit special Ëilliamson. Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, kadeklaruar se lahjmet që po qarkullojnë për një aktakuzë të re ndaj tij, janë të nxituar dhe të sponsorizuar nga kryeministri aktual Hashim Thaçi. “Ju siguroj që, sikurse deklaratat e KMLDNJ-së, për fushatë politike ndaj kryetarit të qeverisë së sotme, që janë të sponsorizuara nga kryetari i qeverisë së sotme, e që ka evidenca për këtë, janë bisedat telefonike, janë fondet e dhëna pa mbulesë, janë po ashtu të sponsorizuara shkrimet, prej dikah tjetër për ta zhvendosur temën mbi persona të tjerë”, ka thënë ai. Ndërkohë pezullimi i Isa Mustafës si kryetar i Kuvendit nga Gjykata Kushtetuese, ka krijuar problem të reja, duke qenë se kjo shtesë kohe  në stabilizimin e procesit konstituues të institucioneve ksovare, ndikon te negociimi i termave Brenda koalicionit opozitar. Kështu pas vendimit të Kushtetueses, Albin Kurti i “Vetëvendosjes” u shpreh se nuk do ta votonte më Mustafën pa marrëveshje. Kjo megjithëse “VV” në seancën e parë të javës që shkoi, abstenoi.

http://zeri.info/artikulli/42994/haradinaj-lajmi-per-aktakuze-ndaj-meje-...

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.