Rusia ndërton memorial edhe për heronjtë e Luftës së Parë. Putin: “Edhe atëherë, Rusia bëri çdo gjë për të shmangur konfliktin”

Postuar në 01 Gusht, 2014 12:48

Njësoj si vendet e tjera të Europës, edhe Rusia ka nisur të përkujtojë ngjarjet e Luftës së Parë Botërore. Me këtë rast, Vladimir Putin, presidenti i vendit, ka qenë i pranishëm në memorialin e heronjve të kësaj lufte, ku ka mbajtur një fjalim, që më shumë mun dtë lexohet si mesazh për  Perëndimin. Duke iu kthyer klimës para lufte, Putin ka nënvizuar se asokohe, Europa e bëri veshin të shurdhër ndaj përpjekjeve të Rusisë për dialog dhe paqe. “Në prag të Luftës së Parë Botërore, Rusia bëri gjithçka të mundur për të bindur Europën që të zgjidhte paqësisht konfliktin dhe të shmangdte gjakderdhjen, përpjekje e cila reflektonte karakterin e shtetit...Por Europa bëri veshin e shurdhër. Dhe Rusia duhej të përballej me sfidën dhe të mbronte popullsitë sllave nga kërcënimet e huaja”, tha Putin. Me aludime të qarta për krizën në Ukrainë, kreu i Kremlinit ka përfshirë në fjalor edhe termin “popullsi sllave”, që implikon një kufi në mes të Europës.  Ndërkohë, në Ballkan, ku edhe nisi kjo luftë, vetëm Serbia dhe Bosnja i kanë kushtuar rëndësi ceremonive, edhe pse konflikti përfshiu të gjithë rajonin.

http://en.ria.ru/forgotten_war_news/20140801/191583991/Prior-to-WWI-Russ...

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.