Thaçi flet për radikalizmin fetar në Kosovë: “Nuk do të lejohet që ekstremistët të ndryshojnë synimet euroatlantike të kombit tonë”

Postuar në 07 Gusht, 2014 05:09

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është shprehur sot përmes rrjetit social “Facebook” për radikalizmin fetar në Kosovë, ë po ndihet përherë e më shumë i pranishëm në shoërinë kosovare. “Kosova kurrë më parë nuk ka qenë më e lirë se sot dhe kosovarët kurrë më herët nuk kanë qenë më të lirë të ushtrojnë të drejtat dhe liritë e tyre, duke përfshirë të drejtën e besimit. Megjithatë, jam i brengosur se disa individë po mundohen të keqpërdorin këtë drejtë për të imponuar predikime që nuk i takojnë vlerave tona të vërteta kombëtare dhe civilizuese. Këto insistime për mbizotërim të një interpretimi mbi të tjerët kanë krijuar tensione në shoqërinë tonë sidomos gjatë viteve të fundit. Mirëpo, më lejoni të them se Kosova kurrë nuk do të jetë tokë e pëlleshme për radikalët apo ekstremistët që tentojnë të na ndryshojnë synimet e qarta euroatlantike të shoqërisë, shtetit dhe kombit tonë”, shkruan Thaçi. Reagimet për këtë çështje janë shtuar sidomos pas fotove të Lavdrim Muhaxherit në Siri dhe intervistës së tij.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.