Ermelinda Meksi në Prokurori për të dëshmuar mbi vjedhjen e 713 milionë lekëve nga Thesari i Shtetit

Që në orën 08:30 të mëngjesit të sotëm, Ermelinda Meksi në cilësinë e anëtares së Këshillit Mbikëqyrës të BSH, dhe të personit që kanë dijeni, ka hyrë në ambientet e Prokurorisë së Tiranës për tu pyetur në lidhje me skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve nga Thesari i Shtetit. Po sot në Prokurori është thirrur edhe anëtarja tjetër e Këshillit Mbikëqyrës Ela Golemi. Ndërsa ditën e hënë do i nënshtrohen pyetjeve të organit të akuzës anëtarët Petraq Milo, Ardian Civici, Dhori Kule, Elisabeta Gjoni. Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës do të pyeten nga Task-forca e Prokurorisë së Tiranës, e cila po heton dosjen e Thesarit, dhe pas dëshmive të tyre pritet të përcaktohet ecuria e mëtejshme e hetimeve për zbardhjen e ngjarjes. Ende nuk dihet data e saktë se kur do të paraqitet Guvernatori Fullani. Këshilli Mbikqyrës i Bankës së shtetit shqiptar përbëhet nga: Ardian Fullani, Kryetar; Elizabeta Gjoni, Zëvendëskryetare dhe anëtarët: Adrian Civici, Dhori Kule, Ela Golemi, Ermelinda Meksi dhe Petraq Milo.
L.V
Add new comment