Banka ruse "VTB", humbje në masën 674 mln dollarë për një vit në Ukrainë. Por Putin apelon: “Vijoni punën, përndryshe Ukraina do të marrë goditje tjetër”

Presidenti rus Vladimir Putin ka nxjerrë mbi tryezë një tjetër kartë në kuadër të krizës ukrainase, pas kartës së gazit. Bëhet fjalë për sektorin bankar, i cili në Ukrainë posedohet në masën 30% nga bankat ruse. “Puna duhet të vazhdojë, sepse bankat ruse përbëjnë 30% të sektorit bankar ukrainas dhe nëse ne ndërpresim punën, kjo do të ishte një tjetër goditje serioze për ekonominë ukrainase”, tha Putin në një takim me kreun e bankës VTB, e cila vetëm këtë vit ka pësuar humbje prej 674 milionë dollarë humbje në Ukrainë dhe parashikohet që kjo shifër të dyfishohet. Nisur nga këto shifra është e paqartë se kush po humbet në këtë krizë, teksa e qartë fare është se Rusia po lexon kostot në këto zhvillime.
http://en.ria.ru/business/20140922/193168997/Putin-Russian-B...
s.z
Add new comment