Specialja, zyrtarja britanike në Kosovë: Mos u vononi më

Sekretarja e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, baronesha Jo Yce Anelay ka nisur një vizitë zyrtare në Kosovë.
Ajo do të takohet me krerët më të lartë të shtetit, nga të cilët do të kërkojë formimin e shpejtë të Gjykatës Speciale.
Pas takimit që pati me presidenten Atifete Jahjaga, baronesha Jo Yce Anelay tha se mesazhi për liderët kosovarë është i qartë, që Kosova duhet të formojë Specialen dhe të dëshmojë se është e gatshme për të ecur përpara.
Ndërsa presidentja Atifete Jahjaga tha se Kosova do ta kryejë detyrimin ndërkombëtar që ka marrë dhe ftoi deputetët që sa më parë ta votojnë gjykatën.
/ Top Channel

Add new comment