Rusi 2018, shorti e vë Shqipërinë përballë Italisë dhe Spanjës

Postuar në 25 Korrik, 2015 13:49

Është hedhur pasditen e kësaj të shtune në Shën Pietërburg të Rusisë shorti për eliminatoret e Kupës së Botës 2018.

Në këtë short Shqipëria ka qenë në vazon e tretë dhe fati duket se nuk ka qenë me të. 

Kjo, pasi sipas shortit Shqipëria do të jetë në grupin G me: Italinë, Spanjën, Izraelin, Lihtenshtejnin dhe Maqedoninë.

Ndërkohë, ndarja në grupet e tjera ka qenë kjo:

Grupi A: Holandë, Francë, Suedi, Bullgari, Bjellorusi, Luksemburg

Grupi B: Portugali, Zvicër, Hungari, Ishujt Faroe, Letoni, Andorra

Grupi C: Gjermani, Republika Çeke, Irlandë e Veriut, Norvegji, Azerbaixhan, San Marino

Grupi D: Uells, Austri, Serbi, Republika e Irlandës, Moldavi, Gjeorgji

Grupi E: Rumani, Danimarkë, Poloni, Mali i Zi, Armeni, Kazakistan

Grupi F: Angli, Sllovaki, Skoci, Maltë, Lituani, Slloveni

Grupi H: Belgjikë, Bosnje-Hercegovinë, Greqi, Estoni, Qipro

Grupi I : Kroaci, Islandë, Ukrainë, Turqi, Finlandë

/ Top Channel 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.