Fier, asgjësohen 510 bimë kanabis sativa, një i arrestuar; i gjendet një armë

Policia po vijon operacionet kundër kultivimit të bimëve narkotike dhe gjatë së enjtes janë zbuluar dhe asgjësuar rreth 500 bimë kanabis sativa në një fshat të Fierit.
Policia e këtij qyteti ka bërë të ditur se parcela me 510 rrënjë kanabis është zbuluar në fshatin Kurjan të Fierit. Ndërsa është arrestuar shtetasi Elis Kuka, i cili dyshohet si kultivues i bimës narkotike. Shtetasi Algert Durka është shpallur në kërkim, pasi dyshohet si bashkëpunëtor në kultivimin e kanabisit.
Gjatë kontrollit që policia ka ushtruar i ka gjetur shtetasit Elis Kuka edhe një armë zjarri dhe 130 fishekë.
/ Top Channel

Add new comment