Elbasan, arrestohet një 22-vjeçar për dëmtim prone me eksploziv

Postuar në 12 Korrik, 2015 05:05

Policia e Elbasanit ka arrestuar rreth orës 23:30 të ditës së shtunë 22-vjeçarin Françesko Hamolli, i cili, pas një konflikti për motive të dobëta, ka hedhur në oborrin e shtetasit me iniciale A.B. një sasi lënde plasëse artizanale.

Fatmirësisht, nga shpërthimi janë dëmtuar vetëm xhamat e një prej dritareve të banesës. 

Gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivat e policisë në banesën e shtetasit  Françesko Hamolli u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës  materiale 200 gramë nitrat amoni, dy copëza fitil zjarrpërcjellës me gjatësi prej 20cm, tre telefona celularë, rulotë  natribani  dhe  copëza sfungjeri.

/ Top Channel 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.