Arrestohet ish-juristi i Hipotekës së Vlorës, kërkohej për shpërdorim detyre

Postuar në 01 Korrik, 2015 04:57

Vladimir Haxhiraj është arrestuar këtë të mërkurë nga Policia e Vlorës, pasi ishte shpallur në kërkim për shpërdorim detyre.

Sipas burimeve zyrtare, 41-vjeçari Haxhiraj, gjatë kohës që ka ushtruar detyrën si jurist në Hipotekën e Vlorës, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, ka regjistruar sipërfaqe të ndryshme pronash në favor të personave të tretë, në kundërshtim me ligjin.

Haxhiraj ishte shpallur në kërkim në muajin prill të këtij viti, kur dhe u dënua me 18 muaj burg për shpërdorim detyre.

/ Top Channel 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.