Politikë

Rilindasit po i kalojnë limitet e durimit tonë

Postuar në 20 Maj, 2016 11:23

Në një shkrim të botuar sot tek "Panorama", Fatos Lubonja i quan bastardë “rilindasit” që po kalojnë limitet e vënies së provë të durimit të publikut. “Shikoni historinë e rrahjes së protestuesve te Parku i Liqenit. Shkurt, me dhunë, pa dhunë, ka shumë njerëz që të thonë se rilindasit, veçanërisht pasi morën edhe Bashkinë e Tiranës me Veliajn, po shfaqen si raca më bastarde e politikanëve që ka nxjerrë Shqipëria këta 25 vjet. Vështroni rastin e fundit të Eskobarit të Ballkanit se si e shpëtuan nga duart e policisë europiane pa pikë turpi dhe nuk thonë asnjë fjalë.

Rama parlajmëron Europën për kërcënimin rus dhe nuk pranon ta quajnë kryeministrin e një vendi të korruptuar

Postuar në 20 Maj, 2016 11:16

Antarësimin e Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian kryeministri Rama e sheh si një nevojë për të rritur sigurinë e brendshme të Europës. Në një intervistë për "Euronews" ai dha një shembull sesi liderishipi i Ballkanit po e udhëheq këtë proces. “Duhet të mbani mend që për herë të parë në 68 vjet unë shkova në Beograd dhe homologu im serb erdhi në Tiranë për herë të parë në historinë e dy vendeve tona të cilat kanë qenë në gjendje lufte me njëra tjetrën. Dhe kjo sepse jemi të bashkuar në qëllimin për tu bërë pjesë e Europës.

Paradoksi, qeveria e quan sukses arratisjen e Balilit. Policia ende pa komunikatë zyrtare për operacionin

Postuar në 20 Maj, 2016 10:56

Kryeministri Rama tundi dje një variant të korrigjuar të komunikatës së Europol për të bërë policinë shqiptare pjesë të operacionint ndërkombëtar të antidrogës që vuri në pranga anëtarët e një organizate të narkotrafikut, koka e së cilës ishte zyrtari shqiptar i Ministrisë së Transporteve, Kelmend Balili, i cili në fakt i shpëtoi arrestimit. Paradoksi është se ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri e quan sukses moskapjen e Balilit, i dyshuar për lidhje dhe mbështetje të fortë politike në Shqipëri.

Nga buron bindja e PD se policia ka përgjuar dhe çfarë roli kanë shërbimet partnere

Postuar në 19 Maj, 2016 22:01

Mazhoranca sinkronizoi sot repartin politik dhe atë mediatik për të kategorizuar letrën sqaruese të policisë italiane për pajisjen e përgjimit si epilogun e një historie që  nxori të diskretituar opozitën me përqasjen “shumë zhurmë për asgjë”. Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri foli për një "përthyerje" që i mëshon faktit se "pajisja ka qenë vetëm didaktike dhe nuk ka patur kapacitetet teknike për të përgjuar".  

Vetëm 100 lekë - kaq vlejnë fjalët e kryetarit të Bashkisë së Tiranës për Presidentin e Republikës

Postuar në 19 Maj, 2016 20:57

Padia e Presidentit Bujar Nishani ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, për cënimit të nderit dhe personalitetit, nëse gjykohet si e drejtë nga gjykata, do ta ngarkojë Veliaj me vetëm 100 lekë dëm. "Nëpërmjet çështjes civile nr.

Video/Denocime për kërcënime në Parlament: "Qenie që duhen përçmuar dhe tallur"

Postuar në 19 Maj, 2016 17:45

Presidenti: Edi Rama, pengesë provizore për Shqipërinë

Postuar në 19 Maj, 2016 17:16

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka reaguar sot përmes një deklarate për shtyp ndaj akuzave dhe insinuatave që kryeministri bëri ndaj tij, në sallën e Parlamentit. Më poshtë deklarata: 

Çfarë di shoku i Elvis Roshit për kërcënimin ndaj Blushit?

Postuar në 19 Maj, 2016 13:39

Në fjalën e tij në seancën e sotme, deputeti Ben Blushi tha se kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi i kishte dërguar mesazhe fyese dhe kërcënuese, duke i adresuar disa pyetje kryeministrit Rama, një nga përkrahësit më të fortë të Roshit. “Përtej asaj që kryetari i bashkisë së Kavajës nuk mban mend si është dënuar, pasi fola në kuvend herën e shkuar më ka ardhur një mesazh dhe do e lexoj.

PD sulm KQZ-së, po fsheh "biografinë" e të inkriminuarve

Postuar në 19 Maj, 2016 11:46

Partia Demokratike akuzoi Komisionin Qëndror të zgjedhjeve se nuk po publikon formularët e dekriminalizimit për funksionarët e zgjedhur, duke aluduar se me urdhër të Edi Ramës ky institucion po fsheh pasqyrën kriminale të të zgjedhurve me preçedentë. "Kuvendi i Republikës e ka urdhëruar KQZ që ta bëjë këtë publikim, por KQZ nuk e ka bërë. Shkelja e këtij urdhëri, është shërbimi që pjesa e kapur e këtij institucioni, i bën Edi Ramës dhe interesave kriminale.

Berisha “shpëton” Interforzan: "Pajisja e përgjimit ka hyrë në thyerje të marrëveshjes ndërshtetërore me palën italiane”

Postuar në 18 Maj, 2016 14:46

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar më tej sot duke ofruar “informacione të sigurta” siç i quan ai, për pajisjen e përgjimit që pretendohet se operon në Shqipëri në kushte antiligjore. Madje, Berisha shkruan në Facebook, se pajisja ka hyrë dhe përdoret “...ne thyerje flagrante te ligjeve te vendit dhe marreveshjes ndershteterore me palen italiane”, duke nxjerrë kështu jashtë “përgjegjësisë” misionin Interforza dhe palën italiane.

Pages

Subscribe to RSS - Politikë