Politikë
Faksimile/Trajtimet për magjistratët përfshijnë edhe fëmijët. A do përballohet dot kjo faturë?
"Harrohet" burgu/Janë strategjikë për njëri - tjetrin e sipas Kryeministrit edhe për Shqipërinë
Në konferencën e vet përmes mediave sociale, Edi Rama, kryeministër i vendit, është pyetur edhe për të ardhmen e koalicionit PS-LSI. Edi Rama nuk ka gjetur dot një përgjigje më të mirë sesa kjo alibi që e bën ripërsëritjen e marrëveshjes 50 me 50.
Vettingu në seancë. Nuk ka as bojkot të opozitës dhe as konsensus
PPartia Demokratike nuk do të bojkotojë seancën e sotme plenare ku do të diskutohet dhe votohet projektligji për vettingun. Seanca është paraprirë nga një konferencë e kryeministrit, zhvilluar në mediat sociale, përmes së cilës, Edi Rama, ka deklaruar se ligjet do të votohen edhe pa konsensusin e PD-së. Nga konsensusi si kushtëzim ka hequr dorë edhe LSI-ja e cila luajti rol thelbësor gjatë miratimit të ndryshimeve kushtetuese. Gjithsesi PD-ja do të jetë në seancë dhe kjo është bërë e ditur pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të saj.
Foto/Protesta për vdekjen në landfillin e Sharrës e kërkon përgjegjësinë tek Erjon Veliaj
Sabit Brokaj “rrëzon” Katovicën e Servet Pëllumbit. Dokumente nga Moska erdhën që në vitet ’82-83, por ato i “vaksinonte” Sulo Gradeci
Sabit Brokaj, mjek i Enver Hoxhës dhe ish-ministër Mbrojtjeje, ka dhënë sot një intervistë për gazetën “Panorama”, ku flet për periudhën e fundit të regjimit komunist në Shqipëri. Brokaj del me një “tezë” që sipas tij i përgjigjet të dhënave zyratare që ai thotë se i ka lexuar përmes azhanseve që i shkonin Enver Hoxhës. Në cilësinë e dëshmitarit, mjeku i Hoxhës thotë se dështimi i socializmit si praktikë dhe komunizmit si teori ishte vlerësuar nga institute studimi në Moskë që në vitet ‘82-83.
Probleme me fqinjët? Jo. Thjesht po na prezantohen "kauzat" e fushatës elektorale
Shqipëria zyrtare përballet së fundmi me një seri problemesh në marrëdhëniet me disa prej fqinjëve të saj. Ndonëse në vijimësi ka patur një zgjatje në kohë të tensioneve, javët e fundit ato janë akumuluar për t’u shfaqur nga disa drejtime. Të paktën kjo përshtypje krijohet nga ajo që del në media.
“Berisha dhe Rama të ikin në shtëpi. Vendit i duhen juristë dhe ekonomistë, jo doktorë dhe piktorë”
Bujar Kapexhiu është bërë disi lajm së fundmi me shfaqjen e tij në Dibër krah kandidatit të PD-së, Sherefedin Shehu. I pyetur nga “Gazeta Shqiptare” mbi këtë fakt, Kapexhiu ka sqaruar se ndodhej në Dibër për promovimin e librit të tij “Kthesë”. Por Kapexhiu nuk ka shmangur një prononcim mbi situatën politike duke vënë theksin te nevoja që Sali Berisha dhe Edi Rama të lënë skenën politike.
Një vdekje në Sharrë, biznesi i mbetjeve, një kryetar Bashkie, Ilir Meta filozof dhe një hetim që nuk ecën
Para disa javësh mediat raportuan për vdekjen e një fëmije në landfillin e Sharrës.
Firma që operonte u akuzua se kishte lidhje politike dhe ishte zgjedhje e kryetarit të Bashkisë Erjon Veliaj.
Mediat zbuluan se Ardit Gjoklaj ishte i pasiguruar në punën që bënte
Landfilli Sharrës ka qenë nën monitorim dhe mbikëyqrje të Bashkisë, kryetari i së cilës është pronocuar disa herë.
Mediat raportojnë për një skemë të plotë ekonomike që funksionon në të zezë, një lloj Gërdeci i mbetjeve urbane. Raportohet edhe për një të vdekur tjetër.
Stafeta plaçkitëse e Rilindjes. Veliaj: “Filozofia e Metës na udhëheq në Bashki”. Meta flet për transformim të thellë
E nisën si Aleanca për Shqipërinë Europiane, shpallën një program që u quajt “Rilindje”, qeverisën me akuza për vrasje, vjedhje, mes skandaleve CEZ-DIA dhe sot flasin për transformim rrënjësor. Me çfarë termi ta përshkruash dashurinë e re të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, i cili papritur ka zbardhur se në drejtimin e punëve ka aplikuar filozofinë e Ilir Metës.
Shashka e re e telenevolës "Drejtësi për popullin": Byroja e Hetimit do të marrë në pyetje Izet Haxhinë
"Shqiptarja.com" shkruan se Byroja Kombëtare e Hetimit do të marrë në pyetje Izet Haxhinë, ish-truproja e Sali Berishës deri në vitin 1998. Ndaj Haxhisë ka një vendim gjykate, por ai ka qenë prezent në media duke rrëfyer ngjarje të së shkuarës. Nuk dihet sesi do të ndryshojë statusi i tij, por duket se ka një interes politik për të rihapur disa dosje të së shkuarës. Do të flitet për drejtësi, ndërkohë që drejtësia në ekonomi dhe në financa, aty ku është bërë shkatërrimi dhe vjedhja e vërtetë, po harrohet në sirtarët e aministisë më të fundit,
