Politikë
Gratë i japin fitoren doktor Muharremit
Muharrem Rama, kandidati i majtë për zgjedhjet e bashkisë së Dibrës fitoi garën ndaj rivalit të tij Sherefedin Shehu. Avantazhi i Ramës në 118 kutitë e numëruara Rama është 4 160 vota dhe kësisoj, kandidati i koalicionit të majtë do të jetë kryetari i ri i bashkisë së Peshkopisë. Votimi i djeshëm u shoqërua nga akuza për blerje votash nga të dy palët politike. Ndërsa PD akuzoi se banorët e një fshati në Dibër kapën një fugon me miell që do shpërndahej në këmbim të votës, nuk munguan as akuzat për fotografimin e votës nga të dyja palët.
Vëzhgim: A mund të pranojë BE-ja një Shqipëri që natyralizohet drejt modelit LSI?
Sot zhvillohen zgjedhjet për pushtetin vendor në Dibër, pasi ish-kryetari i Bashkisë, Shukri Xhelili, u largua pas një skandali seksual.
Por siç pritej dhe ndjehej situata ka degraduar në një ballafaqim mes kontigjenteve gjithfarëshe me të cilat adhamudhët e Tiranës, luajnë politikë në periferi.
Foto lajme nga zgjedhjet në Dibër/Thasë me miell dhe vota të fotografuara
Zgjedhjet në Dibër kanë prodhuar lajme që e kthejnë në satirë edhe një proces kaq të rëndësishëm. Partia Demokratike njfton se banorët në fshatin Lishan i Epërm kanë konstatuar një furgon që shpërndante miell në këmbim të votës. Banoret kanë kryer arrestimin qytetar për shoferin e furgonit dhe kanë sekuestruar sasinë e miellit.
Sherefedin Shehu nuk ka emrin në listë
Sherefedin Shehu, kandidati i djathtë për kryetar bashkie në Dibër nuk mund të votojë, pasi emri i tij nuk rezulton në listat e votimit. Ky fakt u bë i ditur edhe nga vetë Shehu, i cili në një lidhje telefonike për ‘News24’, pohoi se sot për të do të votojë e gjithë Dibra. Shkak është bërë një problem për regjistrimin e tij, pasi prej kohësh nuk jetonte më në Dibër.
Zgjedhjet në Dibër, akuza për thasë me miell e para në këmbim të votës. Policia në një linjë me denoncimet e PS
Ditët e zgjedhjeve në Shqipëri janë nga më të ngarkuarat politikisht dhe nga kjo traditë nuk bën përjashtim as procesi për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë së Dibrës. Tensioni është i dukshëm tek të dyja palët, çka ëshrë reflektuar edhe në deklaratat për shtyp.
Aleanca lokale PS-LSI në Tiranë pa humor. LSI rishfaqet me simptoma opozitarizmi ndaj Veliajt
Diçka nuk po funksion siç duhet në aleancën lokale mes PS-së dhe LSI-së në Tiranë, ose Erion Veliaj nuk po sillet sipas standardeve që kërkon partia e Ilir Metës. Dhe për këtë u gjet çështja e trafikut në Tiranë që kryebashkuakut socialist t’i përcillet mesazhi se LSI është e pakënaqur me situatën e rënduar të trafikut por edhe atë të transparencës.
Valixhja diplomatike e LSI, Partneri më i ri i Uashingtonit i bleu vizitat në SHBA
Vizitat e Ilir Metës në SHBA dhe Edmond Panaritit janë blerë nga LSI për 123 mijë dollarë. Të dhënat e siguruara nga BIRN nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA, tregojnë se vetëm gjatë 6 mujorit të parë të vitit 2016, partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka shpenzuar 123, 761 USD në favor të kompanisë amerikane të lobimit Global Security and Innovative Strategies, GSIS.
Grimca nga fushata në Dibër. Flet deputeti Sadri Abazi
Edhe njëherë, Basha: Do hapim filialin universitar në Peshkopi...Dhe filiale të tjera
Situata që ndodhi me maturantët këtë vit dëshmon se askush nuk ka në mendje një zgjidhje apo vizion për atë që duhet bërë. Kryeministri mori në mbrojtje sistemin e krijuar, i cili ka krijuar pështjellim në rastin më të mirë dhe padrejtësi në rastin më të keq. Ministrja e Arsimit u rikonfirmua si një zyrtare e tepërt dhe pa asnjë aftësi përballë të cilës qëndrojnë mijëra maturantë.
Është e logjikshme që opozita të kapte momentin dhe ta shfrytëzojë atë. Nga Dibra, Lulëzim Basha ka premtuar atë që do të bëjë PD-ja.
Çfarë do thoshte Nastradini në këtë rast?/Malësori nga Skrapari: “LSI shkon nga fryn era, ja çelësi i suksesit”
LSI-ja dhe Ilir Meta vendosin standardin e ri moral e etik në Shqipëri. Përveç sentencave tanimë të njohura për mençuri hanxhiu si “Sot është sot, dje ishte dje”, apo “Kur unë them po është po”, Ilir Meta ka ecur më tej. Në një intervistë në Top Story, kryetari i LSI-së është pyetur për çelësin e suksesit të partisë së tij. Mos u lodhni: nuk është blerja e votës, as përdorimi i administratës për punësime, as tenderat preferencialë, as edhe kriminalizimi i plotë i marrëdhënieve politike. Jo.
