Politikë
Presidenti inicion hetim për gjyqtarët që dhanë pafajësi për Hakmarrjen për Drejtësi
Këshilli i Lartë i Drejtësisë njofton se do të nisë hetimin për shkelje disiplinore për gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda në Tiranë, të cilët dhanë vendim pafajësie për anëtarët e organizatës “Hakmarrja për Drejtësi”. Iniciativa është marrë nga Presidenti i Republikës si kryetar I Këshillit dhe konkretisht detyrën e verifikimit të “dyshimvet të arsyeshme të ngritura në media dhe në opinionin public”, do ta bëjëë sipas ligjit Inspektoriati.
"Pesë gjëra të zgjidhen nga protesta, behreqaves"
-Do bëjnë protestë këta. Kushedi çfarë mund të ndodhë!
-Mos e vri mendjen! Kështu është me radhë. Në demokraci opozita proteston. Dje protestonin ata, sot protestojnë këta. Kështu është kjo punë. Sikur 5 gjëra të zgjidhen për shkak të protestës, behreqaves për ne.
Bisedë mes dy grave në një bar në Tiranë.
Burrnesha e shtetit!
Avokatja e Shtetit Alma Hiçka i është drejtuar me një letër Drejtorit të Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj ku i kërkon arrestimin në flagrancë të deputetit Edmond Spaho, njëherësh nënkryetar i Parlamentit dhe kryetar i Komisionit Hetimor për çështjen CEZ.
Plas grushti në mitingun e Bashës në Kavajë. (Video)
Kryetari i Partisë demokratike, Lulzim Basha ishte në Kavajë në kuadër të turit për të mbledhur sa më shumë protestues për 18 Shkurtin. Teksa fliste për Elvis Rroshin si shëmbëlltyrën e njerëzve me të cilët qeveris Edi Rama, një mbështetës i ish-kryebashkiakut të Kavajës e ftoi Bashën të shohë punët që Rroshi ka bërë në qytet. Kaq mjaftoi që militantët e PD-së t’i turren me grushta e shkelma për ta larguar nga takimi. Në pamje duket edhe policia që bën sehir, pamvarësisht incidentit. Një sekuencë që paralajmëron se zgjedhjet e qershorit nuk do jenë edhe aq të qeta!
Rama nxjerr Topin: Lu nuk e ka personale me Llallën
Një partie "djathtë" e frymezuar nga idetë majtiste të Edi Ramës i shtohet debatit mbi përplasjen e ambasadorit amerikan Donald Lu me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla. është Bamir Topi, politikani që nga nënkryetar i PD-së u bë president dhe tani po gjen mea culpa tek Partia Socialiste dhe Edi Rama. Gjithsesi fushat nuk janë të ndara dhe siç thotë Topi llogaritë matematike i dalin mirë po të jetë në koalicion me Partinë Socialiste.
Tellalli i vetvetes!
Në komunikimin e javës, kryeministri Rama nuk i kurseu elozhet për policinë e shtetit që sipas tij nuk ka asnjë përgjegjësi për ikjen në drejtim të paditur të grabitësve të Qafë Kasharit. Duke iu referuar argumentave të tij Lapsi.al thotë se më e pakta kryeministri është informuar gabim për ngjarjet kriminale, të cilat i deklaroi si të zbardhura nga policia e Shtetit. “Duhet nënvizuar këtu se Policia e Shtetit ka zbardhur plotësisht, qoftë rastin e bujshëm të Rinasit, qoftë atë të bankës së grabitur këtu në qendër të Tiranës.
Miqtë e fuqishëm të Edi Ramës - një karrierë që po mbështetet me çdo çmim
Përplasjet e fundit mes Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe ambasadorit amerikan Donald Lu, vijojnë të tërheqin vëmendjen mediatike në botë. Pas Ëashington Times që u cilësua si gazetë e dorës së dytë, sot një hapësirë kësaj përballjeje i lë edhe gazeta New Europe, e cila publikohet në Bruksel. Gazeta është e njohur dhe ajo e ka trajtuar situatën në Shqipëri në kontekstin e një korrupsioni që po konvertohet në ndihmë politike për Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë.
Një tezë mbi lobin serb në Tiranë
Shaban Murati, ish-ambasador dhe gazetar, shkruan sot në “Gazeta Shqiptare” mbi rrezikun e tensionimit serb në Ballkan. “Tensioni serbe ndaj Kosovës janë edhe për Shqipërinë”, titullohet shkrimi, i cili nis më një përshkrim të akteve diplomatike provokative serbe në javët e fundit. Sipas Muratit kjo strategji synon të evidentojë Beogradin si aktor lider në Ballkan, sa kohë që do të perceptohet se ai ka në dorë stabilitetin e tij.
Recitime publiçitare "pa din e pa iman"
Me shumë gjasë kryeministri do fliste për eskavatorët dhe timonierët e tipit "Gjushi", nëse lajmi i javës nuk do ishte grabitja e Qafë-Kasharit. Tersi e ndjek kryeministrin tonë dhe në recitimin e fundjavës polemizoi me mediat për atë që i dogji më shumë, Sajmir Tahirin, i cili doli zbuluar edhe njëherë bashkë me shtetin e Edi Ramës. Përveçse nuk japin asnjë garanci për vendin, të dy bashkë përpiqen të mballosin çdo të harakomë që si Rama ashtu dhe Tahiri përpiqen ta mbulojnë me uniformat e reja të policisë, dhuratë nga "baba" Erdogan.
LSI: Koalicioni nuk është i domosdoshëm
Mbetet e paqartë se cili është funksionimi i koalicionit qeverisës, ndërkohë që LSI, aleatja kryesore e PS-së në qeveri, po deklaron se njerëzit kanë nevojë për punë dhe investime.
“Nuk jemi në kohën e zonjës nga Berati që thoshte, pa bukë, pa drita rrimë, vetëm ju bashkohuni. Jemi në kohë tjetër, kur populli shqiptar kërkon mbështetje, punë, investime. Fermerëve dhe popullit nuk i intereson se me kë bëjmë 71 vota, ata duan zhvillim. Peshkatarët e fermerët duan punë, jo vetëm koalicione”, tha sot nga Pogradeci, ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti.
