Politikë

Ofertë për dialog nga mazhoranca, koalicioni opozitar pranon opsionin e bisedimeve

Postuar në 03 Mars, 2017 11:56

Drejtuesit e koalicionit zgjedhor, Edi Rama dhe Ilir Meta, i kanë bërë thirrje sot opozitës shqiptare, konkretisht Partisë Demokratike, që të paraqesë propozime konkrete, realiste për çështjet kryesore të reformës zgjedhore dhe asaj në drejtësi. Përmes një deklarate, dyshja e koalicionit, i ka lënë PD-së të zgjedhë tryezën, formatin dhe vendin e dialogimit.

Takim i "shfryrë" Kotzias-Bushati në Athinë

Postuar në 03 Mars, 2017 11:40

Takimi i radhës mes ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati dhe homologut të tij grek Nikos Kotzias, duket se futi në një hulli normaliteti marrëdhëniet mes dy vendeve, të provokuara nga retorika e fortë nacionaliste e kryeministrit shqiptar mbi çështjen çame dhe ligjin e luftës. Takimi mes tyre nuk u shoqërua me një konferencë për shtyp, për të mos i dhënë karatkter mediatik kësaj vizite siç thonë burime të Ministrisë së Jashtme Greke. Shkak, evitimi i çdo ndikimi në prag të fushatës zgjedhore në Shqipëri. 

Rusia: “Shqipëria e Madhe” kërcënon destabilizimin e Ballkanit

Postuar në 02 Mars, 2017 23:36

Ministria e Jashtme ruse, në një deklaratë për shtyp i bën thirrje perëndimit për t'i dhënë fund ndërhyrjeve  në punët e brendshme të Maqedonisë. Në mënyrë të veçantë, ministria e jashtme ruse thotë se "kriza politike në Maqedoni është shkaktuar nga ndërhyrjet brutale në punët e brendshme të këtij vendi ".

Lu jep mesazhe informale për Çadrën dhe Vetingun

Postuar në 02 Mars, 2017 17:18

Faktori Ndërkombëtar e ka bojkotuar si të thuash protestën e opozitës aq më tepër që dalja në rrugë e Partisë Demokratike u shoqërua me largimin nga parlamenti, cc’ka nuk mirëkuptohet nga partnerët europianë dhe ata amerikanë.

Heshtja, sado që të interpretohet si një lloj neutraliteti lexohet si një mbështetje ndaj qeverisë, e cila ka ndonjëherë ka shkarë nga bataku dh ka folur edhe në emerë të ndërkombëtarëve. Gjithsesi pritej me shumë interes, qëndrimi i ambasadës amerikane, e cila në fakt vetëm sa lajmëroi qytetarët e saj të kishin kujdes ditën e protestës në 18 shkurt.

Incident gjatë fjalës së Berishës në çadrën e protestës

Postuar në 02 Mars, 2017 14:41

Reagimi i parë jozyrtar nga Tirana për qëndrimin e Presidentit maqedonas

Postuar në 01 Mars, 2017 22:43

Zoti Ivanov, gjuha shqipe s'është e armikut po e një populli shtetformues në Maqedoni. Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni i dashur President!” 

Vettingu si tapi elektorale(video)

Postuar në 01 Mars, 2017 12:46

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në universitetin e Shkodrës ku ka "lektuar" për vettingun si proces ekskluziv për gjyqësorin. 

Presidenti: Pavarësia fetare, kolona e dytë e lirisë së vendit

Postuar në 01 Mars, 2017 10:01

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka marrë dje pjesë në konferencën shkencore kushtuar 25 vjetorit të revistës “Drita Islame” në të cilën kanë marrë pjesë përfaqësues të shumtë. Presidenti e ka dekoruar revistën me titullin “Naim Frashëri” me motivacionin: “Për kontributin e saj të shquar në zgjimin e ndërgjegjes fetare e kombëtare, me anë të promovimit të atdhedashurisë, harmonisë, mirëkuptimit, kulturës e vlerave humane të besimit islam në mbarë kombin shqiptar”.

Dëshmia e penalitetit dhe parrullat proletare të ambasadorëve

Postuar në 28 Shkurt, 2017 18:49

Dorërëheqja e deputetit socialist Armando Prenga nga parlamenti erdhi si produkt i ligjit të dekriminalizimit dhe pamundësisë që ai kishte për  të mbrojtur ligjërisht mandatin e tij. Argumenti me të cilin është mbrojtur kryeministri për futjen në listat e kandidatëve për deputetë të individëve të inkriminuar është se ata kishin dëshmi të pastër penaliteti.

Vettingu i shprehur thjesht dhe qartë

Postuar në 28 Shkurt, 2017 09:26

Gazeta “Shekulli” i ka marrë një intervistë Taulant Balliut, i njohur si Cikja, anëtar i bandës së Dritan Kateshit në vitin 1997. Ai akuzohet dhe është dënuar me burgim të përjetshëm për vrajse, por në burg është shndërruar në besimtar. Madje ka shkruar edhe 9 libra siç shprehet, për të cilët nuk gjen lekë për t’i botuar. Në burgun e Peqinit funksionon një xhami ku personi në fjalë kryen ritet e një besimtari, duke zbuluar penetrimin e fesë në mjediset e kufizimit të lirisë në Shqipërisë.

Pages

Subscribe to RSS - Politikë