Politikë
Presidenti i zgjedhur: Përgjegjësinë për gjakun e derdhur do ta mbajë Edi Rama dhe Haki Çako
Presidenti i zgjedhur Ilir Meta ka qenë sot sërish në një emission televiziv për të përsëritur mesazhet politike ndaj kryeministrit. Në “Koha për t’u zgjuar” në "News24", Meta që ngjan së fundmi vetëm si kryetar i LSI-së, ka deklaruar se për ditën e zgjedhjeve përgjegjësi mbajnë Rama dhe drejtori i Policisë.
Dikush duhet të shkojë në burg pas këtyre deklaratave (Video)
Prishja PS-LSI po nxjerr në sipërfaqe edhe atë që është gatuar në 4 vjet në qeverinë e koalicionit mes Edi Ramës dhe Ilir Metës. Ky i fundit bëri nga Berati një deklaratë përmbajtja e të cilës ka nevojë për hetime të menjëhershme nga Prokuroria. Ilir Meta tha se gjatë aksionit për disiplinimin e pagesave të energjisë elektrike ku u burgosën dhjetra qytetarë u fshinë milionë euro detyrime të oligarkëve nga OSHEE, po ashtu edhe në Tatime.
A mund të drejtojë Lulzim Basha një Republikë të Re?
Kushdo që do të kishte përballë një qeveri si ajo e Edi Ramës dhe Ilir Metës, produkt i një koalicioni të diskretituar dhe pa asnjë shtyllë morali për të qëndruar në këmbë do ta kishte të sigurtë fitoren në zgjedhjet e 25 qershorin.
Nga thirrja në lutje për votën - a do të sigurojë Lëvizja Anti-Tepsi 71 mandate?
Propozimi/Fond Investimesh për investimin e 500 mln eurove/vit në shëndetësi dhe arsim
Ben Blushi ka deklaruar sot gjatë një video-bisedimi në makinë se partia e tij synon të krijojë një Fond Sovran Investimesh përme stë cilit do të mundësohet investimi prej 500 milionë eurosh në vit për shëndetësinë dhe arsimi. Blushi tha se mënyra për të gjetur këto para është thithja e parave të njerëzve me interes, nën garancinë e shtetit dhe me investime të qarta në këto fusha. Një ide që mund të merret në konsideratë.
Pyetje kryeministrit: Pse ke bërë sikur nuk e ke parë tepsinë këto 4 vjet?
Edi Rama, kryeministri, ka qenë sot në emisionin "Të PaEkspozuarit" ku ka folur për koalicionin e pas 25 qershorit, të cilin mesa duket nuk e ka të qartë edhe vetë. Ndiqni videon:
Çfarë fshihet pas lojës me ndërkombëtarët në fushatë?
Në llogaritë e votës së 25 qershorit ka hyrë së fundmi edhe loja me ndërkombëtarët, ku si Rama, ashtu dhe Basha e Meta kanë tribluar në fushat e tyre të referencës, dikush me intervista, dikush me foto apo dikush me garanci për Europën. Top Channel, një televizion afër kryeministrit intervistoi presidentit turk Erdogan, 5 ditë para zgjedhjeve. Mesazhi i shefit të Ankarasë ishte pro mikut të tij Edi Rama dhe zgjerimit të projekteve turke në Shqipëri, përmes një partneriteti që garanton dyshja në fjalë.
Video/Xhelal Mziu kërcënon me prishje shtëpish ata që mbajnë flamuj të PS-së dhe LSI-së
Kreu i Bashkisë së Kamzës, demokrati Xhelal Mziu, ka kërcënuar në një takim me banorë të zonës, në prani të kandidatëve të PD-së, se nëse nuk heqin flamujt e PS-së dhe LSI-së do t'u prishë shtëpinë. Të paktën kështu thuhet në videon e shpërndarë nga "shqiptarja.com". Deklaratë e habitshme dhe befasuese. Pas këtij postimi ka reaguar kreu i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu i cili thotë se fjala e tij është nxjerrë jashtë kontekstit dhe është interpretuar sipas oreksit politik dhe elektoral të qeverisë.
Eksperimentimi i kulturës së kompromisit në Ballkanin Perëndimor
Njësoj si në Maqedoni dhe në Kosovë situata pazszgjedhore dikton negociimin e koalicioneve jo të natyrshme për të krijuar qeverinë e re. Kandidati kryesor që po aktualizohet si emër për kryeministër është Ramush Haradinaj, përfaqësues i një koalicioni parazgjedhor mes PDK-së së Hashim Thaçit, AAK-së së vet dhe Nisma të Fatmir Limajt.
Si do të krijojë qeverinë Haradinaj me një Vetëvendosje që ka dhënë goditje të fortë në zgjedhje?
Qeveria ndahet në feude, LSI kërkon shkarkimin e drejtorit të Policisë, Haki Çako
Duket se qeveria shqiptare është ndarë në principata që luftojnë me njëra – tjetrën me të gjithë arsenalin e mundshëm. Pas disa akteve të dhunës ndaj përfaqësuesve të LSI-së në Fushë Krujë dhe në Pukë, nënkryetari i saj, Luan Rama, kërkoi shkarkimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policsë Haki Çako dhe disa drejtuesish të komisariateve.
